Post samiti/ Vuçiç premton donacione për tërmetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka nisur fjalën e tij me tragjedinë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ku tërmeti me magnitudë 6.4 la 51 viktima e shkatërrime të mëdha.

Teksa ndodhet në Tiranë për Samitin e tretë të Mini-shengenit Ballkanik, Kreu i Shtetit serb tha se të hënën qeveria e Serbisë do të marrë vendimin për të ndihmuar Shqipërinë me një vlerë parash për procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues.

Më tej, Vuçiç foli për temat kryesore që janë diskutuar në Samit, mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ku ndër të tjera, tha se do të krijohet një treg i madh dhe unik pune mes këtyre vendeve.

“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë personat e familjeve që vdiqën në tërmetin e tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Unë besoj se gjithë njerëzit në vendin tuaj e kuptuan simpatinë tonë, se ne bëmë gjithçka. Falënderoj Ramën që na çoi sot në Durrës, ku pamë ata fëmijë të mrekullueshëm që kishin humbur familjarët, dhe them që qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë parash Shqipërinë, por edhe me donatorët më të mëdhenj.

Diskutimet që kemi zhvilluar ishin në funksion të intensifikimi të marrëveshjeve tona.

Njësitë tona të emergjencës do të bashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen, ku një tragjedi të godasë ndonjëherë njërin nga vendet tona, të njëjtat forca do të jenë në vendin përkatës në të njëjtën kohë. Pra, do të jenë në dispozicion të njëri-tjetrit.

Më duket se kemi marrë vendime të rëndësishme, që kanë rëndësi për gjithë rajonin. Ne do vijojmë të ndërtojmë jo vetëm inspektimet tona, shërbime 24 orë në dogana, më shumë lehtësira në pikat kufitare.

Kamionët të mos rrinë më shumë se 6 orë në kufi, pra të përpiqemi të zbatojmë marrëveshjen e operatorëve të autorizuar. Kjo do të ulë kostot operative dhe do përmirësojë standardet e njerëzve tanë. 320 mijë kamionë kalojnë në vit në pikat kufitare.

Kjo tregon çfarë përfitimesh ka një gjë e tillë. Ata që e quajnë Mini-Shengen, do të përpiqemi të krijojmë një treg të përbashkët pune, që nënkupton një nivel më të lart tërheqjeje për investitorët e huaj. Do jetë e mundur që ata thjesht të aplikojnë dhe të marrin leje të përhershme pune në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi e Maqedoni.

Një propozim do të jetë përafrimi i shumë rregulloreve, në mënyrë që të bëjnë një treg unik. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, që jemi vende të vogla”, tha Vuçiç.

Milo Gjukanoviç

Në përfundim të samitit për Shengenin Ballkanik, zhvilluar në Tiranë, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u shpreh se nisma të tilla i shërbejnë përmirësimit, të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Gjukanovic shprehu gjithashtu solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama uron 1 Majin me pamje nga Thethi/ Suksese njerëzve të punës!

“Ne vizituam zonat e prekura, pamë një numër të konsiderueshëm të banorëve që vuajnë pasojat e tërmetit. Dua të nënvizoj solidaritet me Shqipërinë, e gjithë vendet që ndodhin në situata të ngjashme. Jemi të angazhuar në solidaritet me Shqipërinë për pasojat e këtij tërmeti.

Ju falënderoj për këtë rast  që na dhatë për të diskutuar me ju mundësitë që kjo iniciativë mund të sjellë. Sic tha edhe kryeministri Edi Rama, kjo iniciativë është pjesë përbërëse, është përfshirëse dhe të gjithë që e shohin të mirën e saj, mund të bashkohen me të.

Kemi qenë anëtare në 27 iniciative rajonale, tregojnë mundësi të shkëlqyera për të përmirësuar marrëdhëniet në rajon. Krijojnë mundësi për të forcuar kapacitetet tona për bashkëpunim.

Rama gjatë takimit sot, përmendi mundësinë që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër. Jemi të gatshëm për ta organizuar atë, duhet të nxisim dialogun e të bëjmë përpjekje të përfshijmë të gjithë. Është shumë e rëndësishme që këto aktivitete të jenë në harmoni me iniciativa të tjera. Kemi folur për përmirësimin e lirive, bazë e Mini-Shengenit, është koha t’i zbatojmë ato .

Është e rëndësishme që çdo iniciativë ta shohim një mundësi për progres dinamik. Secili prej vendeve tona do të jetë pjesë e BE, dhe kjo është përgjegjësi e qeverive tona. Në takimin sot, shpjeguam sa mundësi ofron një takim i tillë.” u shpreh Gjukanoviç.

Zoran Zaev

Në fjalën e tij kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh se Mini-Shengen është një nga segmentet më të rëndësishëm të Bashkimit rajonal. Ai foli për rëndësinë e këtij bashkëpunimi rajonale duke rreshtuar disa pika.

“Ajo që ne arrijmë këtu pas disa takimeve që kemi patur; bashkëpunimi 24 orësh po jep rezultate dhe kjo do të ndihet nga qytetarët. Ajo që kemi treguar si shembull, se vetëm në 4 javë kemi nënshtruar marrëveshje të pikave të kufirit, që tregon se po punojmë së bashku me kryeministrin Vuçiç.  Po e them për thirrje për atë që po na dëgjojmë dhe ne na duhet të bashkojmë forcat.”, -u shpreh ai.

Ai vuri theksin te doganat që nënkupton lehtësimin e lëvizjes dhe punësimin pa problem mes shteteve e bashkëpunimit Mini-Shengen.

“Në shpresojmë që të gjithë të përfitojmë nga një sistem i tillë” -u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe Maqedoni presin përgjigje pozitive në arena ndërkombëtare, dhe kjo është diçka që ne do e bëjmë bashke, këtë do e ndjejnë qytetarët tanë do e ndjejnë.” , tha ai më tej.

Të fundit

Vetëpastrimi në polici/ Balla nxjerr shifrat: 65 policë të arrestuar

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri i Brendshëm,  Taulant Balla, u shpreh se vijon procesi i vetëpastrimit të...

“A ka ministra që përdornin telefonat Sky?/ Salianji interpelancë me Ballën

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin Taulant Balla. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se nga...

E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH!

Ndonëse u zgjodh unanimisht nga Kuvendi për të qenë një nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, aktori Ndiccim Xhepa vendosi...

Miratohet vendimi/ Hapet këtë vit Universiteti i njohur i Spanjës UNED në Gjirokastër

Një zhvillim i rëndësishëm për sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, që sjell mundësi të reja për studentët është miratimi i projektmarrëveshjes ndërmjet...

Britney Spears fyen publikisht motrën e saj

Britney Spears ende nuk i ka dhënë fund hatërmbetjeve me motrën e saj Jamie Lynn Spears. Në një video që tashmë është fshirë nga...

Lajme të tjera

Web TV