Goditen dy anëtarët e “Cosa Nostra”, në pranga babë e bir. Si e kalonin lehtësisht kokainën nga Amerika Latine përmes Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet italiane arrestuan sot babe e bir që i përkisnin Cosa Nostra-s, mafies siciliane, të cilët ndër krimet e tjera planifikonin të hapnin një kanal ndërkombëtar droge me vende si Brazili dhe të tjerë në Amerikën e Jugut për të importuar kokainë.

Ata janë Giuseppe Guttadauro, i njohur si “Il dottore” (mjeku) dhe djali i tij Mario Carlo, të dy anëtarë të Cosa Nostra dhe të akuzuar për krime të ndryshme të natyrës mafioze, njoftoi në një deklaratë policia.

Ndër krimet e shumta që i atribuoheshin, babai kishte organizuar tashmë një kanal për trafik droge nga jashtë, duke përdorur një bashkëpunëtor shqiptar për hashash dhe duke krijuar një treg kokaine me Amerikën e Jugut.

Projekti i ri i trafikut

Giuseppe Guttadauro, për më tepër, do të kishte planifikuar një trafik droge me vendet e huaja, të financuar nga palermitanët. Ideja ishte komplekse dhe e artikuluar dhe përfshinte Shqipërinë, Brazilin dhe Holandën përmes kanaleve të dedikuara për kalimin e drogës dhe atë të parave të destinuara për pagesë.

 

 

Droga duhej të vinte nga kanale të ndryshme. Hashashi nga lindja, kokaina nga Amerika e Jugut. Projekti parashikonte përdorimin e një subjekti shqiptar për gjetjen e hashashit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e një kanali për prokurimin e kokainës nga Amerika e Jugut, e cila mund të mbërrinte gjithmonë përmes Shqipërisë ose rrugëve të tjera përmes Holandës.

 

Në një komunikim të përgjuar, babë e bir flasin për një ngarkesë prej një mijë kilogramësh në muaj që duhet të mbërrijë në Roterdam, me ndihmën e personelit të doganës.

Të fundit

Çelja e fushatës; kush ishte e reja që kryesocialisti iu ul panë në miting

Ditën e djeshme Partia Socialiste ka çelur fushatën zgjedhore. Në sheshin Sënderbej ishin të pranishëm të gjithë kandidatët e PS për fushatën...

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti ekskluziv i arrestimit të Jozefin Markut nga policia

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit të tij nga shtëpia. Menjëherë...

Rama dije në çeljen e fushatës: Kam sjellë surprizë një çun problematik

Në çeljen e fushatës së PS, u lançua edhe kënga zyrtare e socialistëve për fushatën zgjedhore. Kryeministri Edi Rama prezantoi Noizyn, duke thënë se ka...

Euro ‘ngec’ përballë lekut, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 13 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira...

Lajme të tjera

Web TV