Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër në Shkodër. Prek Tonaj është i treti, ndërsa 2 vëllezërit e tij janë vrarë para vitit 2005. Tonaj ka lënë pas 4 fëmijë.
Ai u qëllua për vdekje mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Grudë e Re teksa po konsumonte kafe në një lokal. Rreth orës 19:15 autorët të cilët ishin dy i kanë shkuar në tavolinën ku 47 vjeçari ishte ulur dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Vrasësit fillimisht janë kujdesur që t’i përcjellin mesazhin para se ta qëllojnë. Abcnews.al mëson se para se ta qëllojnë autorët i kanë thënë emrin e personit për të cilin po e vrasin.
Prek Tonaj, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave është baba i 4 fëmijëve. Ai mësohet se ishte punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia njoftoi po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Dyshimet e para janë se pas motiveve të kësaj vrasje fshihet hakmarrja. Kjo pasi në 26 gusht 2011 Tonaj u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë, një prej tyre babai i tij, pas dyshimeve se po planifikonin të kryenin në vrasje.