Zgjedhjet e 6 marsit, Basha në “garë” për të dalë i dyti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e pjeshme lokale në gjashtë bashki të vendit po ofrojnë një betejë të fortë mes kandidatëve të Berishës dhe të Bashës. Lufta për të dalë i dyti duket me rëndësi, pasi është një test se cili gëzon mbështetjen më të madhe në elektoratin e djathtë, Berisha apo Basha. Ndërsa të dy mundohen ti “hanë kokën” njëri-tjetrit, ai që po përfiton edhe pa qenë fare aktiv në fushatë është Rama dhe PS.

Zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit, që do të mbahen në bashkitë; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rroguzhinë dhe Lushnje nuk janë në agjendën parësore të kryetarëve të PS-së dhe PD-së. Asnjë prej tyre, si Edi Rama ashtu edhe Lulzim Basha nuk janë përfshire intesivisht në fushatën lokale, duke u mjaftuar me reagime nga zyra apo me të “deleguarit” e tyre në rrethe. Kryeministri Rama e ka më të thjesht sepse ka nxjerrë njerëzit e tij në terren, plus që ka favorin që ka fituar pesë herë zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale. Barra më e vështirë i mbetet Partisë Demokratike, asaj zyrtare. Lulzim Basha nuk është parë të dali në terren, po e ka menaxhuar daljen e tij nga selia blu me deklarata mediatike, konferenca, apo edhe reagime në faqen e tij të “Facebook”. Edhe këto dalje të Bashës kanë qenë më shumë si kundërpërgjigje ndaj Berishës dhe “Shtëpisë së Lirisë”, ku Basha fajëson Berishën si tradhtar të idealeve të demokratëve, pasi u bashkua me LSI-në. Rolin më të madh në Partinë Demokratike e ka marrë Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili ngre akuzat më të forta ndaj Berishës. Kjo fushatë nuk duket të jetë aq e rëndësishme, të paktën kështu po le të kuptohet kreu demokrat Lulzim Basha. Megjithatë kjo është një taktikë elektorale sesa një e vërtetë. Basha po synon që të dalë i dyti në çdo bashki, duke preferuar që të gjashta ti fitojë Rama sesa të shfaqet ndonjë blof dhe kandidati i mbështetur nga Berisha të marrë më shumë vota nga ai që është nën siglën zyrtare të PD-së. E teksa Komisioni i Rithemelimit që mbështetet nga Berisha i cilëson lokalet e 6 marsit si një test elektoral, krejt e kundërta ndodh me PD e Bashës që garën në 6 bashkitë pa kryetar e shikon më shumë të karakterit procedurial. Kjo reflektohet edhe në strategjinë e deri më tanishme të fushatës ku prezantimi i kandidatëve nuk po bëhet me prezencën e kryetarit të partisë. Një injorim i garës, që synon ta zhveshë atë nga përgjegjësia e një rezultati negativ. Sali Berisha ka nisur prej kohësh takimet për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku jo vetëm prezanton personalisht kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, por merr pjesë edhe në mbledhjet e shtabeve të tyre elektorale. Ky tur takimesh që u parapri nga 4 muaj foltore mes demokratësh synon të provojë një herë e mirë se kush e ka shumicën në oborrin e të djathtës shqiptare.

Lexo edhe :  Premtimi i Berishës/ "Nëse vij në pushtet, do heq notën mesatare në universitete"

Berisha në Lushnje: Bëni gjithçka për fitore

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në Lushnje. “Ju jeni më të pastër në çdo lloj aspekti në shoqërinë shqiptare. Ju imponoj, mos neglizhoni forcën tuaj sepse ajo është e jashtëzakonshme. Çdo njeri e din pastërtinë e idealeve tuaja. Ju jeni dhe do të mbeteni mesazherët më të besuar dhe më përcaktues për këtë fitore dhe për fitoren e këtij revolucioni”, tha Berisha. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se për qeverinë largimi i të rinjve nga Shqipëria është qëllimi më i madh. “Dua të ju garantoj ju se fitorja dhe përgëzoj, ma mori sikur ta dinte që unë do ta nxirrja premtimin këtu. Përsëri premtimin e Elton Banos në shkallë vendi. Askush më shumë të rinjtë nuk e ka energjinë e duhur, por kjo nuk do të ndodhë vetëm me Lushnje. Ky revolucion ka synim vendosjen e rinisë në piedestalin që meriton. Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për fitoren, kemi qeverinë që për 15 vite e ka keqqeverisur këtë qytet, por gjithashtu Rama rrëmbeu logon e PD dhe ia dhuroi atë pengut Lulzim Brava për të mashtruar zgjedhësit . Vota për ndryshimin është vota për tek “Shtëpia e Lirisë” dhe votë për Elton Banon. Bëni gjithçka…Të bashkohemi si demokratë, asgjë nuk i lidh me një njeri që është në hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin. Ai rastisi, i prishur… Ky pasion i juaji do të jetë drita e vërtetë e fitores së 6 marsit”, tha më tej Berisha.

Të fundit

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump sugjeroi të dielën (22 dhjetor) se ai mund të mbështesë lejimin e TikTok të vazhdojë të operojë...

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Gruaja e Bashar al-Assad e pakënaqur me jetën në Moskë, i kërkon divorcin ish presidentit

Asma al-Assad, gruaja e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer...

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhe që rivalizojnë vendet fqinje, alpe, lumenj të egër dhe një kryeqytet të gjallë dhe artistik që do t’ju lënë pa frymë në vizitën...

Lajme të tjera

Web TV