“Shenjtorë” apo “mëkatarë”, zbulohet burimi i energjisë në skuadrën e Brojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se skuadra ku luan Armando Broja ka gjetur një zgjidhje interesante në përballjet që luan dhe ky është një burim energjie që e ka gjetur tekniku austriak, Ralf Hasenhutl.

Rreth minutave 60-70 është vënë re që skuadra e Southampton ndalon shpesh lojën për shkak të ndonjë dëmtimi, ku në një rast ka qenë pjesë dhe Armando Broja, ndërkohë që lojtarët shkojnë drejt stolit dhe konsumojnë një xhel energjie.

Këto mendohet se ndihmojnë në qëndrueshmërinë e lojtarëve, efekti i së cilës fillon 10 minuta pas konsumimit.

Stili i futbollit që luan tekniku austriak me ekipin e tij është një stil që harxhon energji dhe ky xhel i ndihmon ata për të mbajtur rezultatin në minutat e fundit të takimit.

Gjithsesi, përdorimi i këtij xheli nuk është aspak ilegal, madje ish-fiziologu i ekipit të Wolverhampton, Fil Hauard, është shprehur se shkencëtarët e sportit duhet tu a rekomandojnë këtë të gjitha ekipeve./Panoramasport.

Të fundit

Një tjetër arsye e mirë për të mbajtur mace shtëpiake brenda shtëpive tona

Secilit habitatin e tij: macet e shtëpisë që bredhin përreth mbajnë me vete kimikate, të tilla si vrasësi i...

Ndahet nga jeta Patrick Barclay, gazetar i talentuar dhe i respektuar i futbollit

Shkroi ndër të tjera për Guardian, Telegraph dhe Times - Barclay shkroi gjithashtu një numër librash shumë të vlerësuar  Saçin Nakrani  Ka ndërruar jetë në moshën...

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat e tmerrshme që ndan klasën...

SHBA e ka shitur Ukrainën poshtë lumit, i tregon Britanisë çfarë do të thotë “Amerikë”

Një superfuqi që dikur ndërtoi aleanca në të gjithë perëndimin po riorientohet në mënyrë dramatike – dhe po ashtu duhet edhe ish-aleatët e saj Gaby...

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende. Në skenë po dridhesha Elizabeth Moya Hera...

Lajme të tjera

Web TV