Ambasada Amerikane në Tiranë poston mesazhin e Blinken: SHBA po mban premtimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Antony Blinken, i cili është në Samitin për Demokracinë ka theksuar se SHBA po e mban premtimin e saj dhe se do të vazhdojë me përkushtim për forcimin e demokracisë dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Shtetet e Bashkuara po mbajnë premtimet e bëra në Samitin për Demokracinë. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për të forcuar demokracinë, nxitur respektin për të drejtat e njeriut dhe luftuar korrupsionin përgjatë këtij viti veprimi”, kështu ka deklaruar sekretari i shtetit Antony Blinken.

Statusi:

“Shtetet e Bashkuara po mbajnë premtimet e bëra në Samitin për Demokracinë. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për të forcuar demokracinë, nxitur respektin për të drejtat e njeriut dhe luftuar korrupsionin përgjatë këtij viti veprimi”. Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken. Samiti për Demokracinë, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, mblodhi së bashku udhëheqës të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat, në përpjekjet tona të përbashkëta në përcaktimin e një plani të mbështetur nga të gjithë për ripërtëritjen demokratike dhe trajtimin e kërcënimeve më të mëdha me të cilat përballen demokracitë sot, përmes veprimit të përbashkët. Për të lexuar premtimet e shkruara nga delegacionet pjesëmarrëse, përfshirë Shqipërinë, për forcimin e demokracisë, vizitoni faqen e Samitit për Demokracinë”.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV