Taksa, Thaçi: Rrezikojmë liberalizimin, të ruhet partneriteti me SHBA-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih ku mori pjesë. Thotë se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA dhe BE.

Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezent në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE’në, me NATO’në e në veçanti me SHBA’në. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Thaçi.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo refuzoi të takohet me kryeministrin Albin Kurti derisa ky u fundit të mos urdhërojë heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Po ashtu veproi edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Kurti ka premtuar se do të hiqet taksa 100 për qind sapo të vendoset reciprociteti, masë kjo e cila nuk pranohet nga SHBA dhe BE.

Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodh liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol’, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.

Lexo edhe :  Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19 në seancë konstituitive

 

Të fundit

Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të...

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre ditë pas lehtësimit të një...

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të...

Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV