I vendosën tritol poshtë makinës, flet Suad Lici: Ndoshta lidhet me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici ka reaguar pas eksplozivit që i vendosën poshtë makinës ditën e sotme.

Ai u shpreh për mediat se nuk kishte asnjë problem me askënd, edhe pse dyshon se mund të lidhet me detyrën e tij. Ndërsa ka shpjeguar se ai merret vetëm me mbarëvajtjen e formacionit dhe se ai zbaton direktivat e drejtuesve të klubit.

Ndoshta lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personi përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve”, ka thënë Lici.

I pyetur nga gazetarët, nëse ky është një lloj presioni që ai të largohet nga administrimi i klubit “Vllaznia”, Lici është shprehur se “do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë”

Të fundit

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i...

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm për Kupën e Rusisë. Daku mori...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Lajme të tjera

Web TV