Çfarë nënkupton vazhdimi i stërvitjeve ushtarake ruse në Bjellorusi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimin e Rusisë për të vazhduar stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, shumë vëzhgues e shohin si një hap tjetër të Moskës në përgatitjet për një sulm të gjerë ndaj Ukrainës. Në fillim Rusia pati thënë se manovrat do të përfundonin më 20 shkurt.

Vendimi për zgjatjen e stërvitjeve ushtarake ruse në Bjellorusi u konfirmua nga ministri bjellorus i mbrojtjes.

“Mbi të gjitha, ato kanë qëllim të parandalojnë luftën. Presidentët tanë shpesh flasin rreth kësaj në takimet e tyre. Ne nuk duam luftë. Por ata nuk na dëgjojnë, ose nuk duan të na dëgjojnë. Prandaj është krijuar një grup i gatshëm forcash për të reaguar nëse është e nevojshme”, tha Vitor Khrenin.

Stërvitjet e përbashkëta filluan më 10 shkurt. Ende nuk dihet se për sa kohë trupat ruse do të qëndrojnë në Bjellorusi.

Ndërkohë, televizioni i pavarur bjellorus me bazë në Poloni, Belsat, njoftoi se bombardues bërthamorë janë pozicionuar në Bjellorusi për të patrulluar qiellin mbi atë rajon.

ShBA dhe aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësimin rreth zgjatjes së manovrave ruse. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Bjellorusisë.

“Duhet të jemi shumë specifikë rreth kostove të kësaj për Bjellorusinë. Raundi i katërt dhe e pestë i saksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian la zbrazësi në disa sektorë, kryesisht në atë të naftës dhe potasiumit. Besojmë se këta sektorë mund të jenë pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve ose të paktën të shtohen në ato që janë miratuar”, tha zoti Landsbergis.

Ekspertët amerikanë besojnë se vazhdimi i stërvitjeve ushtarake ka për qëllim t’i sigurojë Rusisë një front të tretë kundër Ukrainës.

“Padiskutim ata janë duke i ofruar Rusisë një front tjetër kundër Ukrainës, nëse ajo vendos të lëvizë ose nëse vendos të marrë Kievin”, thotë Donald Jensen nga Instituti amerikan i Paqes.

Lexo edhe :  Kinezët u kapën rob duke luftuar kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta

Përfshirja e Bjellorusisë në krizën aktuale nuk është befasuese, thotë analisti David Kramer.

“Ajo që kemi parë për një kohë të gjatë, veçanërisht gjatë ditëve të fundit, është se Aleksandr Lukashenko e dorëzoi tërë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë tek Rusia. Kjo ka filluar prej kohe, sepse mënyra e vetme e zotit Lukashenko për të qëndruar në pushtet është dorëzimi para zotit Putin dhe kërkesave të Kremlinit. Vendimi për zgjatjen e stërvitjeve në Bjellorusi për kohë të pacaktuar tregon kontrollin e zotit Putin mbi zotin Lukashenko”, thotë analisti Kramer.

Ndërkohë në Bjellorusi, për herë të parë pas disa muajsh, demonstruesit protestuan kundër ndërhyrjes ruse në politikën e Bjellorusisë./VOA

Të fundit

Tjetër skandal/ Shkakton kancer, AKU e pranon: Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre. Por përveç bezdisjes,...

Japonia miraton ligjin që lejon vrasjen e kafshëve të rrezikshme

Japonia ka miratuar sot një ligj për të lejuar “gjuajtje urgjente të kafshëve të rrezikshme” nga gjuetarët nëse shkelin në zonat e populluara, shkruajnë...

FOTO/ Sali Berishën e veshin me jelek popullor dhe qeleshe në Krujë

Kreun e PD-së, Sali Berisha, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një jelek popullor dhe një qeleshe. “Do të duhej të...

Sherr në PS: Grushta mes ‘të vetëve’ në Kavajë

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna...

Lajme të tjera

Web TV