Piu pilula për t’u dobësuar, humb jetën 21-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeti vdekjen pasi piu disa pilula dobësuese, ngjarja fatkeqe i ndodhi vajzës 21 vjeçe, Eloise Parry.

Vajza angleze nga Shreësbury, gjeti vdekjen në vitin 2015, por vetëm këtë javë janë zbuluar detaje nga përmbajtja e pilulës që i shkaktoi vdekjen.

Brenda saj u gjetën substanca kimike të cilat janë përdorur në eksplozivët e luftës së parë botërore.

Kjo gjë u deklarua në gjykatë në vijim të procesit për zbardhjen e përgjegjësive mbi vdekjen e saj. Eloise ishte diagnostikuar nga bulimia dhe ishte bërë psikologjikisht e varur nga substanca kimike.

Bernard Rebelo, 32 vjeç nga Gosport, në Hampshire, po përballet me procesin gjyqësor, i akuzuar për vrasje me dashje, i akuzuar se ka blerë substancën, DNP, në një fabrikë kimike në Kinë, dhe se e kishte shitur te persona të ndryshëm nëpër botë, me synim dobësimin.

Substanca, një pluhur i verdhë, në vijim të hetimeve pas vdekjes së Eloise, shkakton mosfunksionim të shumë organeve, koma dhe arrest kardiak dhe gjatë luftës së parë botërore përdorej për prodhimin e municioneve.

Të fundit

“Unë nuk vizatoj gra”, Trump hedh poshtë letrën e “pistë” për abuzuesin Epstein

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili është vënë nën presion për çështjen Epstein, ka njoftuar se synon të...

46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka...

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e...

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet e kaluara. Fluksi i udhëtarëve...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Lajme të tjera

Web TV