Nga raketat S-400 te afrimi me SHBA/ Ukraina, “vija e kuqe” e Indisë! A do ta tradhtojë aleati Vladimir Putinin?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Indisë i është dashur të ecë në një litar diplomatik mbi Ukrainën në ditët e fundit, ndërsa u përpoq të balanconte lidhjet e saj me Moskën dhe Perëndimin. Deklarata e parë e Delhit në Këshillin e Sigurimit të OKB nuk përmendi drejtpërdrejtë asnjë vend, por shprehu keqardhje që thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë një shans diplomacisë dhe dialogut nuk ishin marrë parasysh.

Megjithatë, ajo ndaloi së kritikuari Rusinë. Dhe përpara se Këshilli i Sigurimit në OKB të votonte një projekt-rezolutë për të dënuar pushtimin, Delhi u përball me thirrjet nga Rusia, SHBA dhe Ukraina “për të bërë gjënë e duhur”.

Ukraina dhe Rusia madje bënë thirrje publike që Delhi të mbajë një qëndrim të qartë. India zgjodhi të abstenonte, por një lexim i kujdesshëm i deklaratës së saj të bën të kuptosh se ajo shkoi një hap më tej dhe indirekt i kërkoi Moskës të respektonte ligjin ndërkombëtar.

India foli për rëndësinë e “Kartës së OBK, ligjit ndërkombëtar dhe respektit për sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve”, duke shtuar se “të gjitha shtetet anëtare duhet të respektojnë këto parime në gjetjen e një zgjidhjeje konstruktive”.

 

 

Por, vendimi i Indisë për të abstenuar ngriti pyetje, veçanërisht në Perëndim, nëse demokracia më e madhe në botë duhet të kishte mbajtur një qëndrim më të qartë.
Ish-diplomati indian, JN Misra, thotë se India “ka opsione më të këqija për të zgjedhur”. “Nuk mund të anohet nga të dyja drejtimet në të njëjtën kohë. India nuk ka përmendur asnjë vend, gjë që tregon se nuk do të shkojë kundër Moskës”, shton ai.

Ka disa arsye për përpjekjen e Indisë për të gjetur një ekuilibër diplomatik mbi Ukrainën. Më e rëndësishmja është mbrojtja e testuar me kohë e Indisë dhe lidhjet diplomatike me Moskën.

Rusia vazhdon të jetë furnizuesi më i madh i armëve i Indisë, edhe pse ka pasur një rënie nga 70% në 49%, për shkak të vendimit të Indisë për të diversifikuar portofolin e saj dhe për të rritur prodhimin vendas të mbrojtjes.

Gjithashtu, Rusia po furnizon Indinë me pajisje raketore S-400, gjë që e bën atë strategjike kundër Kinës dhe Pakistanit, dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk mbajti qëndrim, pavarësisht kërcënimeve për sanksione nga SHBA.

Furnizimet e mbrojtjes kanë rëndësi
Është e vështirë për Delhin të anashkalojë dekada të historisë së bashkëpunimit diplomatik me Rusinë për disa çështje. Moska ka vënë veton në rezolutat e Këshillit të Sigurisë të OKB mbi Kashmirin për të ndihmuar Indinë ta mbajë atë një çështje dypalëshe. Në këtë kontekst, India duket se po ndjek strategjinë e saj të famshme të mosangazhimit dhe promovimit të dialogut për të zgjidhur çështjet.

Michael Kugelman, zëvendësdrejtor në qendrën “Wilson Center”, thotë se qëndrimi i Indisë nuk është befasues, pasi është në përputhje me strategjinë e saj në të kaluarën. Ai shton se Delhi nuk “duket rehat me atë që po ndodh në Ukrainë, por nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e tij”.

Lexo edhe :  Papa Françesku tregon dy tentativat për vrasjen e tij gjatë vizitës në Irak

India ka gjithashtu detyrën e vështirë për të evakuuar 20 mijë qytetarë, kryesisht studentë, nga Ukraina.

Ish-diplomati indian, Anil Triguniyat, i cili shërbeu në Moskë dhe në Libi, ku mbikëqyri evakuimin e qytetarëve indianë, kur shpërtheu konflikti në vitin 2011, thotë se nevojitet garanci për siguri nga të gjitha palët në një konflikt, për të drejtuar një operacion të suksesshëm evakuimi.

“India nuk mund të rrezikojë sigurinë e qytetarëve të saj”, thotë ai.
India është në një pozicion unik, pasi është një nga vendet e pakta që ka marrëdhënie të mira si me Uashingtonin, ashtu edhe me Moskën.

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka folur me Presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Subrahmanyam Jaishankar, si dhe ka zhvilluar bisedime me zyrtarë në Uashington. Modi ka zhvilluar gjithashtu bisedime me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ish-diplomati Triguniyat thotë se India ka bërë mirë që mbajti kanalet diplomatike të hapura me të dyja palët.

“India nuk e ka kritikuar drejtpërdrejtë Rusinë, por nuk është se ka mbyllur një sy ndaj vuajtjeve të ukrainasve. Ajo ka adoptuar një qasje të balancuar. Ajo foli fuqishëm për integritetin territorial në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe qartësisht kishte për qëllim të nënvizonte gjendjen e rëndë të Ukrainës”, shton ai.

Por, nëse Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë vazhdojnë të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë, India mund ta ketë të vështirë të vazhdojë të bëjë biznes me Moskën. SHBA duket se e kupton pozicionin e Indisë për momentin, por nuk ka garanci nëse do të vazhdojë kështu.

Kur Presidenti amerikan, Joe Biden, u pyet së fundmi për qëndrimin e Indisë, ai nuk dha një përgjigje përfundimtare. “Ne do të kemi konsultime me Indinë për Ukrainën. Ne nuk e kemi zgjidhur plotësisht këtë”, tha Biden.

Çështja e sanksioneve për blerjen e S-400 është ende e hapur. Akti për goditjen e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve u prezantua në vitin 2017 dhe synonte të godiste pikërisht Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut me sanksione ekonomike dhe politike.

Uashingtoni nuk kishte premtuar të hiqte dorë nga sanksionet edhe përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, dhe ekspertët besojnë se çështja mund të bëhet një mjet pazaresh mes Indisë dhe SHBA-së.

Ndërkohë, Moska mund të përdorë pikat e veta të presionit, të cilat përfshijnë forcimin e lidhjeve me rivalin e përhershëm të Indisë, Pakistanin, nëse sheh një ndryshim në strategjinë e Delhit.

Rusia ka pranuar lidhjet në rritje të Indisë me SHBA-në në dy dekadat e fundit, por Ukraina është një vijë e kuqe, që ajo nuk do të donte që Delhi ta kalonte.

Kugelman thotë se pika të tilla kthese do të vijnë vetëm nëse konflikti në Ukrainë zgjatet dhe përfundon, duke krijuar një botë bipolare.

“Le të shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Por, nëse ndodh, politika e jashtme e Indisë do të testohet ashpër”, thekson ai. / BW

Të fundit

Horoskopi ditor, 22 Dhjetor 2024

Dashi Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do...

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1 me 2 falë golit të...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

Lajme të tjera

Web TV