Lazio ka triumfuar 2-1 ndaj Interit në ndeshjen kryesore jo vetëm të kësaj jave në Serie A. Në Olimpico, dy ekipet zhvilluan një 90 minutësh spektakolar, me raste të shumta për shënim, por në fund ishin bardhekaltrit që triumfuan.
Interi kaloi i pari në avantazh me anë të blerjes së dimrit, anglezit Ashley Young, i cili mposhti Strakoshën pas grushtimi spektakolar që gardiani kuqezi i bëri goditjes së Candrevas.
Pavarësisht këtij goli, Lazio besoi te përmbysja dhe arriti ta realizonte atë në pjesën e dytë. Immobile barazoi pasi ktheu në gol një 11-metsrëh, ndërsa Milinkovic-Savic ishte autori i golit të përmbyesjes për Lazion.