Aksidenti tragjik në Fushë Krujë/ Shkon në 5 numri i viktimave, humb jetën në spital 34-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rënduar bilanci i aksidenti t të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Mësohet se 34-vjeçarja Rudina Haka ka humbur jetën në spitalin e Traumës, në Tiranë, ku u dërgua për mjekim pas plagëve të marra.

Haka është viktima e 5-të ek ëtij aksidenti, teksa më herët kanë ndërruar jetë dy drejtuesit e mjeteve të aksidentuar, Alfred Dika 39 vjeç dhe Artan Alushi, 30 vjeç. Viktima mbetën dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 pas mesnatës së djeshme. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të  rrethanave të aksidentit tragjik.

Të fundit

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Lajme të tjera

Web TV