Tjetër përplasje Rusi- Kinë? Mediat e Moskës zbulojnë se Pekini ka refuzuar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka refuzuar të furnizojë linjat ajrore ruse me pjesë avioni, tha një zyrtar në autoritetin rus të aviacionit i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të enjten, pasi Boeing (BA.N) dhe Airbus (AIR.PA) ndaluan furnizimin me pjesë.

Sektori i aviacionit të Rusisë është duke u ndrydhur nga sanksionet perëndimore për pushtimin e Ukrainës, me ministrinë e jashtme të Rusisë që paralajmëroi këtë javë se siguria e fluturimeve ruse të pasagjerëve ishte në rrezik.

Agjencitë, përfshirë Interfax, cituan Valery Kudinov, një zyrtar i Rosaviatsia-s përgjegjës për ruajtjen e aftësisë ajrore të avionëve për të fluturuar, të ketë thënë se Rusia do të kërkonte mundësi për të marrë pjesë nga vende, përfshirë Turqinë dhe Indinë, pas një përpjekjeje të dështuar për t’i marrë ato nga Kina.

Ai gjithashtu tha se kompanitë ruse po regjistronin avionët e tyre, shumë prej të cilëve ishin regjistruar jashtë vendit, në Rusi pas sanksioneve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian ndaj aviacionit dhe se ai pret që disa të tjerë t’u kthehen kompanive të leasing.

 

 

Një projektligj i botuar të enjten tregoi se qeveria ruse ka në plan të urdhërojë linjat ajrore vendase të paguajnë për avionët e marrë me qira në rubla dhe mund t’i ndalojë ato të kthejnë avionët te kompanitë e huaja nëse qiratë anulohen.

Të fundit

Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë. Një makinë, e cila po vinte...

Rama kërkon votën e durrsakëve, duet me Noizyn në takimin përmbyllës të fushatës

Kryesocialisti Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, nga takimi përmbyllës i fushatës për këtë qark. Ai shprehu synimin për të marrë 9 mandate në këtë...

PSD reagon ndaj akuzave për krime zgjedhore/ Asnjë lidhje me veprimtari të paligjshme!

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka reaguar me një deklaratë për shtyp pas publikimit të disa lajmeve në media, ku pretendohej për përfshirjen e anëtarëve...

“Forcë në botë që ta mbajë Ramën në pushtet nuk ka”/ Berisha mbyll fushatën në Lezhë

Berisha tha se “forcë në botë që ta mbajë Edi Ramën në pushtet nuk ka”, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë PD-në. “Këto 100 ditë janë...

BKH zbarkon në shtabet e Tom Doshit/ Lala: U gjetën para, lista me emra dhe tollona nafte

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për krimet zgjedhore dhe aksionin e sotëm të BKH-së në Shkodër,...

Lajme të tjera

Web TV