Bombarduan maternitetin në Mariupol, Rusia në OKB tregon fotot e spitalit: Është e paprekur, s’kemi sulmuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari rus në OKB, Vasily Nebenzya, tregoi fotot e maternitetit që disa ditë më parë u bombardua nga trupat ruse, duke pretenduar se është i “paprekur” dhe nuk është sulmuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

“Nuk u shkatërrua, e shihni?” tha ai duke tundur fotot dhe duke pyetur përfaqësuesit e tjerë.

“A duket e shkatërruar? A duket si një ndërtesë e goditur nga bomba thërrmuese?” , bëriti ai.

Dhe më pas ai tregoi një foto të gruas shtatzënë të plagosur duke këmbëngulur se është një “foto false” e ndërtuar me mjeshtëri nga një blogere mode.

“Kjo është propagandë e ndyrë me të cilën jemi ngopur”, tha ai.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV