Lufta në Ukrainë/ Putini nuk ja del, kërkon vullnetarë për të luftuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje shtetasve të huaj që të ofrohen vullnetarisht si luftëtarë për të qenë në krah të Rusisë. Në ditën e 15 të luftimeve, shënohen disa sulme të ushtrisë ruse dhe kundërpërgjigje të ukrainasve.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë thirrje ndaj të huajve që të marrin pjesë vullnetarisht dhe jo për para në zonën e luftimit. Këtë Presidenti e bëri me dije në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Po të shihni se ka njerëz që vijnë në baza vullnetare, veçanërisht jo për para, dhe që duan të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbass, duhet t’i takoni në gjysmë të rrugës dhe t’i ndihmoni të shkojnë në zonën e luftimit,” tha Putini. Sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, më shumë se 16.000 vetë janë paraqitur vetëm nga Lindja e Mesme për të luftuar përkrah separatistëve në republikat e vetëshpallura popullore të Luhanskut dhe Donjeckut në Ukrainë.

“Ne njohim shumë prej tyre, ata kanë ndihmuar për luftimin e ISIS-it gjatë kohës më të vështirë në dhjetë vitet e fundit,” tha Shoigu. Konkretisht kanë pyetur luftëtarë sirianë që mund të angazhohen, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Në vitet e fundit, Rusia i ka ofruar mbështetje ushtarake diktatorit sirian Bashar al-Assad. Shoigu foli edhe në favor të një transferimi të ri të njësive ushtarake dhe “natyrisht këtyre komplekseve të reja moderne” në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Çfarë saktësisht nënkuptonte ai me “komplekse” ishte e paqartë. Kësaj deklarate i parapriu një qortim ndaj Perëndimit për vazhdimin e armatosjes pranë kufijve rusë. “Na duket se po përfitojnë nga kjo situatë dhe se duan ta ngopin hapësirën tonë kufitare në anën tjetër, me sa më shumë me forca e mjete dhe pa dyshim, siç duket, ta konsolidojnë për një kohë të gjatë,” tha Shoigu. Putini urdhëroi të hartohet një raport të Ministrisë së Mbrojtjes për këtë qëllim. “Bazuar në rezultatet e diskutimit të tij, ne do të marrim një vendim të duhur në të ardhmen e afërt”. Kreu i Kremlinit shprehu keqardhjen edhe për dërgimin e “mercenarëve nga e gjithë bota” në Ukrainë: “Sponsorët perëndimorë të Ukrainës, regjimi ukrainas, nuk e fshehin, e bëjnë hapur, në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare”.

Zelenski me thirrje të huajve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u ka bërë thirrje të huajve që të mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë. Kësaj thirrjeje me sa duket iu përgjigjën shumë luftëtarë, përfshirë edhe gjermanë. Mediat ukrainase përhapin shifra për numrin e përgjithshëm të të huajve të regjistruar në një “legjion ndërkombëtar” të planifikuar. Qarkullojnë shifra për më shumë se 20.000 vullnetarë nga 52 vende. Sipas burimeve të qeverisë ukrainase, mes tyre janë një mijë vullnetarë gjermanë. Këto shifra nuk mund të konfirmohen ose verifikohen në mënyrë të pavarur. Duke qenë se nuk ka kontrolle kufitare në zonën Shengen, është e mundur të largohesh nga vendi nëpërmjet Polonisë pa u regjistruar nga Gjermania. Këtë e thotë edhe Ministria Federale e Brendshme. Prandaj nuk dihet se sa njerëz janë nisur për në Ukrainë për të marrë pjesë në luftime. Ministria supozon se këta persona janë ukrainas ose kanë të paktën një pasaportë gjermano-ukrainase. Nga ana tjetër, largimi i ekstremistëve gjermanë ndiqet më nga afër. Autoritetet e sigurisë janë të vetëdijshme për këtë dhe “shumë vigjilente”. Ato përpiqen të parandalojnë largimin e ekstremistëve të njohur përmes kërkimeve, intervistave të synuara ose tërheqjes së pasaportave.

Lexo edhe :  Tokat pa pronar, në maj hyn në fuqi “paketa e maleve”, në shitje me 1 euro

Lavrov: Dërgimi i armatimeve në Ukrainë, veprim i rrezikshëm

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë pas takimit me ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës në Antalia të Turqisë, deklaroi se  “Dërgimi i armatimeve në Ukrainë është një veprim i rrezikshëm. Sulmi i Rusisë në Ukrainë po vazhdon sipas programit të caktuar”. Me fillimin e sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, shtetet perëndimore kanë filluar të dërgojnë sasi të armatimeve dhe municionit në Ukrainë. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të enjten pas takimit me ministrin e jashtëm të Ukrainës në Antalia të Turqisë, ka paralajmëruar shtetet që dërgojnë armatime në Ukrainë dhe që aktivizojnë mercenarë në luftën e Ukrainës dhe ka deklaruar: “Rusia nuk synon të sulmojë vendet e tjera dhe gjithashtu nuk ka sulmuar as Ukrainën”. Shtetet e ndryshme perëndimore si Amerika dhe Britania pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, përveç dërgimit të armatimeve në Ukrainë, kanë vendosur edhe sanksione të rënda kundër Moskës. Veprimet e shteteve perëndimore kundër Rusisë po bëhen në kohën kur pavarësisht të gjitha këtyre masave anti-ruse, ata kanë frikë se shtimi i sanksioneve ndaj Rusisë do të krijojë krizë të madhe në sektorët e ekonomisë dhe sidomos në sektorin e naftës dhe gazit duke përkeqësuar kështu kushtet ekonomike të Evropës dhe tregjet botërore të energjisë.

Bullgaria vetofrohet për takimin Zelenski-Putin

Rumen Radev, Presidenti i Bullgarisë, ka shprehur gatishmëri për të mirëpritur në vendin e tij një takim të mundshëm mes Volodimir Zelenskit dhe Vladimir Putinit. “Të dyja palët po e kuptojnë që lufta nuk është zgjidhja. Rusia mund ta fitojë ushtarakisht këtë konflikt, por nuk mund të fitojë paqen. Paqja nuk fitohet me aggression”, tha presidenti bullgar. Ai shtoi se lufta do të ketë pasoja afatgjata për të dyja shtetet dhe për këtë arsye Bullgaria është e gatshme që të jetë skenar i bisedimeve të ardhshme Putin-Zelenski.

 

Të fundit

SPAK sekuestron 1152 telefona në 4 vite/ Çfarë zbulojnë kutitë e zeza të krimit?

“Telefonat personal, në 4 vite të punës së SPAK, u kthyen burimi kryesor i hetuesve në zbërthimin e mekanizmit...

WhatsApp prezanton mbrojtjen e re të privatësisë së bisedës

WhatsApp ka lansuar zyrtarisht Advanced Chat Privacy, një “shtresë e re e mbrojtjes së privatësisë” për bisedat 1-në-1, si dhe bisedat në grup. Privatësia e...

Basha: KLSH-në do ta shndërrojmë në gjykatë auditi me fuqi ekzekutive

Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e vetëorganizimit të profesioneve të lira si një...

I huaji tmerronte banorët në Skelë të Vlorës, policia e shoqëron për sjellje agresive

Një i huaj po lëvizte në zonën e Skelës në Vlorë duke bërtitur dhe me sjelle agresive me njerëzit. Të shqetësuar nga kjo situatë,...

Kanye West thotë se duhet të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim-in!

Kanye ka vendosur që të shokojë botën! Rishtazi, gjatë një transmetimi live në Twitch, reperi u shpreh i indinjuar se në fakt, nuk duhet...

Lajme të tjera

Web TV