Kërkoi dorëheqjen e Bashës, militantja e PD godet me shpullë Ervin Salianjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Salianji është goditur me shpullë nga një militante e Lulzim Bashës, e cila me sa duket nuk e ka pritur mirë faktin që Basha është braktisur nga i gjithë grupi parlamentar.

Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, ku e renditi PD-në forcë të fundit.

Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, sipas Panorama, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.

Burime bëjnë me dije se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Kujtojmë se e njëjta militante sulmoi Evi Kokalarin në shkallët e selisë.

Të fundit

BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej më shumë se tre dekadash...

Dita Botërore e Konsumatorit/ Siguria ushqimore, sfida që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë edhe këtë vit në Ditën Botërore të Konsumatorit. Kjo si përpjekje për të...

Rama ‘i kthehet’ Luarasit: Mos ma përmend fjalën ‘Berisha’

Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Rama, mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut...

Vuçiç “braktiset” nga forcat e sigurisë/Njësitë policore refuzojnë të rrahin protestuesit

Ndërkohë që protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç, presidenti serb duket se po përballet...

Nis protesta masive në Beograd (FOTO/VIDEO)

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Protesta mbahet me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në...

Lajme të tjera

Web TV