Një tjetër kryetar Bashkie është rrëmbyer në Ukrainë. Raportohet se Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Maveev, është rrëmbyer nga rusët në Ukrainë.
Këtë e ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporizhia, Oleksandr Starukh.
‘Quotidiano‘ raporton se Dniprorudne ndodhet në Ukrainën jugore, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Melitopolit, qyteti në Detin Azov, kryetari i bashkisë së të cilit u rrëmbye nga rusët dy ditë më parë.