Britani e Madhe/ Stuhia Dennis shkatërron gjithçka që i del para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe është goditur nga stuhia Dennis e cila ka sjellë erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu. Autoritetet kanë paralajmëruar rrezikshmëri të lartë për Uellsin, ku dhe ka filluar rrëshqitja e dheut.

Ndërkohë në Harfordshire janë përmbytur shtëpitë dhe sipas një banori stuhia ka goditur sikur të ishte tornado.

Stuhia Dennis Fjala.al
Stuhia Dennis Fjala.al

Si pasojë e erërave të fuqishme janë anuluar qindra fluturime, kurse përmbytjet kanë ndryshuar edhe trafikun hekurudhor, transmeton BBC. Sipas autoriteteve dy persona kanë humbur jetën në Britani të Madhe, kurse dhjetëra mijëra tjerë janë përballur me kaosin e stuhisë Dennis.

Stuhia Dennis Fjala.al
Stuhia Dennis Fjala.al

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në det në rajonin e Kentit, kurse një tjetër ka rënë nga anija në afërsi të portit Margate. Afro 50 mijë pasagjerë janë duke pritur në aeroporte, pasi kompania Easy Jet ka anuluar 234 fluturime./Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV