Supersfida Kukësi-Tirana luhet në “Air Albania”, ja çmimet e biletave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Kukësit ka njoftuar se ndeshja me skuadrën e Tiranës do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe mbi të gjitha ka bërë publike çmimet e biletave për këtë takim.

Në një postim në faqen zyrtare të verilindorve në “Facebook” bën me dije se shitja e biletave për takimin e orën 18:00 e ditës së premte do të vazhdojë që prej ditës së nesërme.

Një ndryshim i kësaj ndeshjeje është se bileta do të shiten edh enë Kukës e Kamëz, ndërsa çmimi më i ulët i të cilave do të jetë 500 lek të reja.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00.

Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë

– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:

– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00

– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00

– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00

– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00/Fjala.al/

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV