Foltorja bëhet me 12 deputetë i bashkohen dhe dy deputetë të Bashës, emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Foltores kërkojnë interpelancë me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve. Bëhet fjalë për 12 deputetë tashmë që kërkojnë që rritja e çmimeve të jetë tema e parë dhe e vetme e diskutimit në parlament nisur dhe nga propozimet e qeverisë me paketën e rezistencës sociale.

Por nga ajo që vihet re nga firmat e ligjvënësve që kërkojnë interpelancën, janë dhe ato të dy deputetëve që deri më tani kanë mbështetur Bashën, por që me sa duket i janë bashkuar foltores. Kështu, përveç Berishës, grupi parlamentar i “Foltores” përbëhet tashmë nga 12 deputetë.

Këta janë 12 deputetët që kanë firmosur kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rezervave të shtetit, paketa e masave për përballimin e krizave dhe gjendja e rezervës së sigurisë së naftës. Siç shihet grupit i është bashkuar dhe deputetja Emilia Koliqi dhe deputeti Bujar Leskaj.

1. Flamur Noka
2. Belind Këlliçi
3. Sorina Koti
4. Luan Baçi
5. Edmond Spaho
6. Oerd Bylykbashi
7. Edi Paloka
8. Agron Shehaj
9. Tritan Shehu
10. Isuf Çelaj
11. Albana Vokshi
12. Emilia Koliqi

Të fundit

Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë...

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest,...

1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ia kushtoi fjalën e tij sot në Kuvend në kujtim të Ismail Kadaresë, teksa për pak ditë (1 korrik) bëhet...

Petro Koçi sherr me Berishën/ Turp të kesh! Burgose Fatos Nanon

Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh! Ke masakruar krerët e PS-së...

“Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet!/ Berisha përplaset me Spiropalin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV