Çmimet e larta/ Protesta e “stomakut” që trazon qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta kundër rritjes së çmimeve të produkteve bazë të ushqimit dhe karburanteve, nxjerr në shesh qytetarët. Si pritet të reagojë qeveria dhe forma që ka gjetur për të “minimizuar pasojat”. Për gazetën “Fjala”, komentojnë analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, preku çdo treg botëror me çmime që rriten furishëm, me orë. Ata që e ndjenë më shumë janë vendet e varfëra dhe Shqipëria nuk kishte si të bëhej pjesë, madje për ta vuajtur edhe më shumë. Për shtatë ditë radhazi, qytetarët protestuan para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve bazë ushqimore. Fillimisht Rama ironizoi me “turmën e pakët”, por pas masivitetit që patën, duket se po mendon seriozisht se ka diçka që nuk shkon, në menaxhimin e krizës, apo edhe me çmimet abuzive që nxiten fiktivisht nga “oligarkia e ushqimit” dhe karburanteve. Krizën me disa arnime të vogla edhe mund ta minimizojë, por revoltën qytetare e ka të vështirë ta ndalë. Strategjia e Ramës për ta shuar ishte e qartë, duke u futur mirëfilltas në politikë dhe i kosideruar si: “pakicë e pakicës”; “të nxitur nga foltoret dhe non gradat”; e madje edhe se tubime të tilla “kënaqnin Putinin”. Rama është i ndërgjegjshëm se një problem i tillë ekonomik dhe rëvoltë që vjen edhe nga e kaluara, nuk mund të shuhet duke nxjerrë “armatën e teknikëve”, që për hir të së vërtetës gjithnjë çedojnë, ose e kuptojnë situatën me vonesë, pasi gjërat kanë ndodhur. Ai ka vendosur të përballet vetë, por kësaj radhe kur preket xhepi qytetar, qoftë edhe nga kriza globale, përgjegjësinë e gjejnë vetëm në një drejtim e cila është qeveria. Sot do të jetë një provë e madhe edhe mbi ardhmërinë e protestave. Në orën 11.00 është paralajmëruar tubin dhe nuk dihet se kur e si do të përfundojë. Si fillim masat kryesore që çdo qeveri ka bërë dhe po bën është që të përdorin copëza fotosh dhe pamjesh për të treguar se “protestuesit janë në numër të vogël”, por edhe kjo formë nuk ka fort vlerë para shtrenjtimit të jetesës. Një tubim politik, sado i madh të jetë në numër, mposhtet lehtë, por një revoltë qytetare, edhe në numër të kufizuar mbetet uragan që sa më shumë kalon, aq më i rrëzikshëm bëhet. Pikërisht asaj të padukshmes Rama i druhet dhe si gjithnjë ka marrë përsipër t’i dalë vetë përpara, duke mos sakrifikuar asnjë ministër linje që mund të ketë përgjegjësi si për mosfrenimin në kohë të rritjes abuzive të çmimeve, ashtu edhe për mungesën e planeve sesi të dalin prej saj. Rreth protestave dhe sjelljes së qeverisë përballë tyre komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Lexo edhe :  Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Pas rritjes së çmimit të hidrokarbureve, ku nafta dhe benzina kapër gati shifrën 3 mijë lek për litër, shqiptarët u ngritën në këmbë. Edhe pse pati potesta në qytetet e mëdha, ajo që zuri vendin në media ishte Tirana, e cila protestoi për 7 ditë rresht. E shtuna është afati i fundit ku protetsuesit i kanë kërkuar kreut të Qeverisë Edi Rama që të plotësojë 11 kërkesat. Kërkesa të cilat konstojnë në heqjen e taksave për karburantin, uljen e çmimeve të shportës si dhe ndihmat sociale për pensionistët dhe shtresën vunerabël. Në ditën e pestë, kreu i Qeverisë reagoi duke ulur çmimin e naftës dhe ngriti bord monitorimi. Vetëm dz ditë para protestës që është paralajmëuar të shtunën, Rama ngriti një bord të dytë për të ulur çmimin e ushqimeve. Për të gjithë “shkelsit” e çmimeve Rama tha se do të gjobiten dhe do ju sekustrohet malli (tek tregëtarët e ushqimeve”. Por kryeminstri edhe pse i quajti një turmë anti kombëtare, kur në Ukrainë po zhivillohej luftë dhe në Shqipëri njerëzit u ngritën për çmimin e naftës, ai sërish mori masa për të ndihmuar qytetarët, duke zbritur tonet në veprim. Megjithatë nuk dihet çfarë përmase do të marrë nesër protesta që do të zhvillohet para Kryeministrisë dhe se çfarë reagimi do të ketë kryministri pas kësaj proteste.

Lorenc Vangjeli: Rama i druhet protestës që nuk ka mbërritur ende në Tiranë

Plator Nesturi: Marketing nga foltorja e protestave tek ato politike

Të fundit

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana...

“Nuk flet, vetëm leh”/ Historia prekëse nga Tajlanda, gjendet djali që u rrit me qen

Policia tajlandeze gjeti një djalë tetëvjeçar gjatë një bastisjeje, i cili jetonte vetëm në një kasolle të rrethuar nga qen, i paaftë për të...

Përballje e zakonshme mes dy “rivalëve”, formacionet zyrtare të Real Madrid-Dortmund

Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen përsëri sonte në mbrëmje ora 22:00, pesëmbëdhjetë muaj pas “Quince” (Champions-i numër 15 i Realit).w   Gjigantët...

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu. Shkak për largimin nga...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Lajme të tjera

Web TV