Zëvendëskryeministrja ukrainase: Ushtarët rusë po përdhunojnë e vrasin gra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës akuzoi Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj.

Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky News, Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.

Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se forcat e armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë.

Mes të tjerash zyrtarja u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do akuzojë trupat ruse për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.

 

 

Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte “vija e kuqe”.

Të fundit

Shpërthim në konsullatën ruse në Francë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Francez të Marsejës brenda oborrit të konsullatës Ruse....

Ishin duke lëvizur me monopatina, përplasen 2 persona, njëri prej tyre ukrainas

Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po lëviznin me monopatina. Vlorë- Dy persona në qytetin e Vlorës janë përplasur me...

Kombëtarja e basketbollit e mbyll me nder, fitore karakteri në Austri

Kombëtarja shqiptare e basketbollit ka arritur një sukses të papritur në paraeliminatoret e Botërorit, duke mposhtur Austrinë që 3 muaj më parë nuk tregoi...

Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi udhëheqësin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale...

Atentati në Kamëz, arrestohet 17-vjeçari që ndihmoi 2 autorët me makinë

I prangosuri është një i mitur 17-vjeçar, që jo vetëm i ka ndihmuar dy miqtë e tij, por edhe ka dhënë deklaratë të rremë...

Lajme të tjera

Web TV