Një ditë pas mbledhjes me strukturat e PD, që kulmuan me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, Sekretari i Përgjithshëm i saj, Gazment Bardhi ka shkuar në seli.
Ai ka folur shkurtimisht për mediat, pikërisht për dorëheqjen e ish-kryedemokratit Basha.
“PD bashkohet kur secili prej nesh, dhe anëtarët e pezulluar të grupit, të kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe të demokratëve”, tha Bardhi.