Horoskopi ditor, 24 mars 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Gjatë kësaj të enjte do të jeni nën një atmosferë miqësore, të ngrohtë dhe dashurie. Mund të jeni pjesë e një eventi festiv ose e një dreke familjare. Sot do të dëgjoni fjalët që keni pritur prej kohësh nga partneri, partnerja juaj.

Demi

Disa Dema do të ndihen shumë të irrituar. Gjendja financiare nuk do të jetë ashtu sikurse ju dëshironi duke ju shkaktuar stres. Mos u përpiqni të luftoni me rrethanat. Rekomandohet të mos mendoni rreth problemeve, por të relaksoheni.

Binjakët

Binjakët nuk do të jenë të lumtur sot. Një gjendje e tillë mund të vijë për shkak të një konflikti me të afërmit tuaj. Mos u tregoni të ashpër kur debatoni, vetëm për të mbrojtur idenë tuaj. Ka gjasa që disa Binjakët mund të përfshihen në disa punë emergjente.

Gaforrja

Nuk do të jeni të saktë teksa kryeni disa përllogaritje matematikore. Si rezultat i kësaj, mund të gaboni gjatë një plani financiar. Shmangni çdo plan për të ardhmen gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, në mbrëmje do të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e miqve të ngushtë.

Luani

Për Luanët nuk parashikohen as probleme të vogla dhe as të mëdha. Megjithatë, kjo ditë parashikohet të jetë e mërzitshme. Ndoshta mund të qëndroni në shtëpi duke bërë punë, duke ndihmuar familjen ose duke diskutuar për të ardhmen. Gjatë mbledhjeve në familje mos këmbëngulni në vizionin tuaj për një çështje të caktuar.

Virgjëresha

Nuk rekomandohet të ndjeni keqardhje për të kaluarën apo të kritikoni veten. Të gjithë këto mund të ndikojnë negativisht si në fizik ashtu edhe në gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte shumë më mirë nëse dilni ose të shkoni në një udhëtim të shkurtër.

Lexo edhe :  Ky është rregulli që do të shpëtojë marrëdhënien tuaj në çift

Peshorja

Menaxhimi i kohës dhe kursimi i energjisë do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja sot. Detyra kryesore e së enjtes mund të jenë punët e shtëpisë, argëtimi me fëmijët. Në një moment do të dëgjoni një telefonatë ku partneri juaj ju shpreh ndjenjat.

Akrepi

Sjellja e Akrepëve sot mund të jetë e paparashikueshme. Ka gjasa që thashethemet të përhapen shumë shpejt. Ata që nuk janë në gjendje të përballojnë një situatë të tillë duhet të tregohen të kujdesshëm.

Shigjetari

Çdo synim i juaji mund të realizohet nëse veproni me vendosmëri dhe duke mos qenë nën presion. Kërkoni mbështetje nga të afërmit tuaj. Në fund të ditës do t’i harroni problemet dhe do t’i përkushtoheni partnerit/partneres suaj.

Bricjapi

Për Bricjapët kjo e enjte premton të kalojë me trazira. Është koha e duhur të kujdeseni për veten, të ndryshoni stilin e flokëve, të blini veshje të reja ose të flisni hapur me partnerin/partneren. Mos hezitoni të merrni pjesë nëpër diskutime interesante.

Ujori

Ujorët do të dëgjojnë shumë këshilla të vlefshme sot. Nëse ndërprisni dikë teksa po përpiqet t’ju mësojë, do të ofendohej shumë. Arroganca nuk do të pritet mirë në shtëpinë tuaj. Kërkoni mënyrat për të rënë në kompromis me të afërmit tuaj.

Peshqit

Peshqit mund të zhgënjehen sot. Arsyeja për këtë mund të jenë veprimet e një
shoku/shoqes suaj ose përfshirja në një trekëndësh dashurie. Mund të jeni edhe dyshues ndaj bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Mos u përpiqni të merreni me probleme që nuk i keni të qarta.

Të fundit

Elon Musk merr kontrollin e pagesave të Thesarit të SHBA-së

Bashkëpunëtorët e Elon Musk kanë marrë kontrollin e sistemit të pagesave të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, përgjegjës për...

Ambasadori britanik takon Dumanin: Mirëpresim hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me kreun e Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani. Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së...

Çfarë përmban ligji për amnistinë e viteve të punës para ‘94-ës, kush do të përfitoj

Ligji për njohjen automatike të të gjitha viteve të punës në periudhën e komunizmit ka marrë udhë tashmë me miratimin në Parlamentin e Shqipërisë,...

Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

Programi “El Chiringuito”, i prezantuar nga Josep Pedrerol, ka ofruar një panorama të shkurtër të intervistës së Edu Aguirres me Kristiano Ronaldon në “Los...

Elegante e strikte në veshje/ Seti i ri fotografik i Melania Trump si Zonja e Parë e SHBA

Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe me këtë rast ka realizuar një fotosesion si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara....

Lajme të tjera

Web TV