Ç’po paralajmëron Meta? “Ky Parlament, njëherë e përgjithmonë jashtë Kushtetutës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta duket se ka bërë një kërcënim të hapur ndaj Parlamentit. Teksa po komentonte ligjin e fundit të miratuar nga mazhoranca socialiste që shmang betimin te Presidenti të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta u shpreh: “Me miratimin e këtij ligji janë jashtë Kushtetutës njëherë e përgjithmonë.”

Meta paralajmëroi në emisionin “Open” kundërpërgjigje me dekrete ndaj Parlamentit.

“Nuk njihet ligji i tyre dhe nuk do të njihet. Do të ketë dekrete, do e shihni. Ata janë një Parlament me probleme të mëdha kushtetuese. Janë një Parlament me një numër antikushtetues. Me miratimin e këtij ligji janë jashtë Kushtetutës njëherë e përgjithmonë”, theksoi Presidentit.

Më tej, Meta shtoi: “Çfarë interesi kanë për shqiptarët këta mafiozë kur i bëjnë Presidentit këtë lojë? Kur bëhet kjo lojë për Gjykatën Kushtetuese, kush e beson se DAP i bën me konkurse emërimet në administratë? Prandaj po shpopullohet Shqipëria.”

Gjatë debatit me gazetarët në studio, Metës iu vu në dukje se Parlamenti mund ta shkarkojë nga detyra, por Presidenti u përgjigj: “Përpara se të më shkarkojnë ata mua, i shkarkoj unë dhe populli shqiptar.”

“Ata të shkarkuar janë. Derisa kanë frikë nga zgjedhjet, të shkarkuar janë. Si mund të bëjë një Parlament me minimumin e përgjegjësisë këto gjëra? Ata të shkarkuar janë”, tha Meta.

Të fundit

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Lajme të tjera

Web TV