Nis heqja e dyerve të blinduara nga selia e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e saj.

Teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit të njoftuar nga Sali Berisha, i cili tentoi të marrë godinën me mbështetësit e tij.

Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku një pjesë e deputetëve kërkuan fillimisht heqjen e dyerve të blinduara me qëllim dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.

PD ka filluar të diskutojë për ribashkimin mes deputetëve që mbështetën Bashën dhe atyre që mbështetën Berishën duke krijuar edhe një grup negociator që i “shkon fjala” në të dyja grupet.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha hoqi dorë nga drejtimi i partisë duke vënë në krye përkohësisht Enkelejd Alibeajn.

Të fundit

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV