Pas rikthimit në PD, zbulohet lëvizja e fundit e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u rikthye në Partinë Demokratike me Komisionin e Rithemelimit, ish kreu i demokratëve, Sali Berisha, duket se ka vendosur të mos e mbyll turin e tij të Foltores nëpër rrethe.

Zyra e tij e shtypit njofton se gjatë ditës së nesërme (e dielë), Berisha do të udhëtojë për në Jug të vendit.

Në orën 11 ai do të zhvillojë një takim me demokratët e Tepelenës dhe dy orë më vonë do të udhëtojë për në Përmet.

Këto janë takimet e para në bazë qëkur Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e 11 Dhjetorit duke i dhënë mundësi Berishës dhe deputetëve të tij të shkojnë në selinë e PD-së dhe të njoftojnë riorganizimin e kësaj partie.

Të fundit

U dëmtuan nga kapsollat, momenti kur kolegët largojnë nga protesta 3 policët e lënduar

Janë publikuar pamjet, kur tre efektivë merret në krahë nga kolegët, pasi ishin lënduar nga kapsollat e protestuesve. Tre efektivët...

Kodet e kapsollave te shkallët e Kryeministrisë

Nga Ylli Pata Askush nuk e kupton pse PD i ka thënë protestë një shfaqje ku flasim ca vetë, para një paneli të instaluar që...

“Më e madhja në histori!”/ Por sa njerëz mblodhi vërtetë Berisha në protestën e PD?

Sali Berisha dhe Partia Demokratike thanë se do të ishte protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Po a është kështu? Shikoni pamjet...

Pasi u mbyll protesta/Berisha LARGOHET menjëherë jashtë Shqipërisë, ZBULOHET destinacioni

Kreu i PD-së, Sali Berisha menjëherë pas mbylljes së protestës së mbajtur para Kryeministrisë, është nisur drejt aeroportit të Rinasit. Lideri demokrat do të udhëtojë...

“Kur nuk do veten…”/ Gjesti ka një këshillë për Eglin: Familja të pret me…

Egli dhe Gjesti kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin gjatë një sfide të “Storm”, të cilën do t’a bëjnë bashkë. Teksa Egli po...

Lajme të tjera

Web TV