Kërcim romantik me Mevlanin/ Monika Lubonja: Më mirë e divorcuar sa e tradhëtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur, Monika Lubonja, ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e “Për’puthen Prime”. Ajo zgjodhi Mevlan Shabën për një takim njohës, si zgjedhje nëse edhe ajo do të ishte një konkurrente në emisionin e dashurisë.

Ajo rrëfeu edhe njëherë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas. Monika shtoi se është ndier e paragjykuar nga shoqëria.

Ish-konkurentja e Big Brother VIP tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme sipas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika teksa i kërkoi Çiljetës të mos largohej nga programi.

Ndërkohë, gjatë bisedës me Mevlanin, ish-banorja e “Big Brother VIP” i tregoi Mevlanit se çfarë i pëlqen nga një mashkull. Nga ana tjetër, ai e komplimenti Monikën, por e vuri gjithashtu edhe në pozitë për faktin se ai ende nuk ka njohur një vajzë.

Biseda mes tyre:

Mevlani: Komplimente iher për look-un.

Monika: Mirë?

Mevlani: Unë jam pak fanatik për veshjet e zbuluara

Monika: Ku jam e zbuluar

Mevlani: Kështu shohin sytë e mi, ke një buzëqeshje shumë të bukur

Monika: Nuk di të them nëse më pëlqen, thjesht të shoh i çik më vonë. Je në siklet

Mevlani: Jo, kur qesh ti fikem

Ndërkohë në fund, takimi i tyre u mbyll me një kërcim romantik.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV