Këndoi para Enver Hoxhës dhe e përloti, artistja: Ishte lumturi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juli Çenko ishte e pranishme këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ku u ndalëm në momentet më emocionues të karrierës së saj si muzikante.  I tillë ishte dhe videoja ku ajo me grupin polifonik të Gjirokastrës, në moshën 10  vjeçare ku përformonte përpara ish-diktatorit Enver Hoxha. Ajo tha se të këndoje përpara atij udhëheqësi ishte privilegj, duke e mbajtur atë si ngjarje të jetës së saj.

“Lë ta marrin si të duan dhe ta komentojnë si të duan. Ne do këndojmë për popullin shqiptar. Hoxha e këndonte edhe vetë,  duhet të sqarojmë aty ishte ceremoniali i lindjes së djalit në shtëpinë gjirokastrite, prandaj themi “Ç’emër t’i vëmë djalit o, moj nëno”. Dhe meqë udhëheqësi i atëhershëm ka qenë djalë gjirokastrit normale që do prekej dhe normale që do këndonte. Ishte lumturi të këndoje. ”.

Ndërsa Ermali e pyeti nëse i ka ndarë kjo performancë e këngëtares, përpara liderit të asaj kohe, Juli  shpreh se:

“Unë jam vajzë nga Gjirokastra, dhe në shikohemi pak me sy tjetër. Ne dhe kur këndojmë na thonë jeni enverista, komunista, nuk është ashtu, Kënga është këngë, gjithë jetën liderave iu është kënduar në çdo shtet të botës. Gjithë populli shqiptar atëherë atij burri i këndonte, tjetër çfarë komentohet sot, unë jam vajzë dhe ato janë këngë të tabanit polifonik gjirokastrit dhe e kam për nder që kam qenë në atë skenë 10 vjeçe”.

Ndër të tjera Juli theksoi këngën e ka të trashëguar nga familja e saj, gjyshi e babai, e ndihet kaq mirë teksa këndon këngët e vjetra tradicionale shqiptare duke u kthyer ndër këngëtaret e preferuara për gëzimet familjare.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV