“Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

“Dashuria të bën të bësh gjëra të çmendura”, tha Will Smith kur pranoi Oscar-in e tij, pak momente pasi grushtoi në skenë komedianin Chris Rock… Por dashuria nuk është me grushta e dhunë. Dikush që mbart dashurinë brënda vetes reflekton paqe, mirëkuptim, tolerancë, durim.
Janë emocione të tjera ato që nxjerrin nga vetja pjesën më të shëmtuar njerëzore: xhelozia, inati, zemërimi e deri tek mendimi se po të gjykojnë burrërinë, dobësia psikologjike, mungesa e kontrollit sjellor….
Dhuna është shenjë dobësie jo force.
Është i fortë dikush që ngrihet e godet?
Kur dikush ngrihet papritur i zemëruar e godet, biologjikisht ndihet luan në ato momente: zëri trashet, trupi sekreton adrenalinë e reagon ndaj diktateve më primitive duke u përgatitur për betejë.
…Por një forcë e tillë e prodhuar kimikisht është kryesisht iluzive.
Ajo që duhet mbajtur parasysh është se zemërimi ekziston kryesisht për të ndihmuar në shmangien e kërcënimeve ndaj çdo gjëje që në mënyrë të pandërgjegjshme lidhet me mirëqenien.
Fakti që diçka jashtë vetes perceptohet Rrezik tregon dobësi të forcës së brendshme njerëzore – Frikë.
Në shumicën e rasteve, provokimi i jashtëm nuk lidhet me dëmtim fizik të afërt, ashtu siç ndodhi në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oskar.
Ngjarja lidhet thjesht me ndjenjën e egos së Will nën sulm. Të kesh këtë përvojë subjektive të të qenit agresiv apo dëshmirar i reagimeve agresive sugjeron zakonisht një ego të brishtë më shumë sesa një ego të fortë dhe elastike, siç është dhe rasti i aktorit Smith në përvojat e tij të rritjes me babain e dhunshëm.
Anasjelltas, sa më e fortë dhe më e sigurtë ndjenja e besimit ndaj vetes, aq më pak ka gjasa që të reagojet me dhunë ndaj një personi ose ndaj një situate si kërcënuese.
Kështu, për shembull, nëse zemëroheni me dikë që ju kritikon, ju e bëni këtë sepse ndiheni të detyruar të zhvlerësoni “autoritetin” e vlerësimit të tij negativ.
Në raste të tilla, të jesh agresiv në sjellje shihet si rezultat i të ndjerit të dobët ose të pafuqishëm, si një “kundërhelm” i menjëhershëm nga pikpamja psikologjike.
Shfaqja e forcës përmes zemërimit sugjeron që ju mungon forca (ose guximi) për të qëndruar i hapur, i pambrojtur dhe i përgjegjshëm ndaj situatave provokuese sepse, thellë në vetvete, ju ende nuk keni krijuar besim të mjaftueshëm ose vetë- pranimi.
Në mungesë të një sigurie të tillë të brendshme, zemërimi mund të jetë mënyra e vetme që keni mësuar të qetësoni veten kur, ndiheni të pasigurtë emocionalisht.
Kur ndiheni të frustruar, të frikësuar ose të pafuqishëm, përdorimi i zemërimit përmes një reagimi me dhunë, në mënyrë paradoksale ju bën të ndiheni të Fortë por që në të vërtetë tregon thjesht Dobësinë tuaj.
#dashuria_nuk_eshte_dhunë

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV