Manja: Meta doli në konferencë të jashtëzakonshme për të …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkon që presidenti Meta që t’i bindet Kuvendit dhe Kushtetutës.

Manja reagoi pas akuzave të rënda që Kreu i Shtetit Meta ka bërë kundrejt kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Në kundërpërgjigje, Manja ka deklaruar se Dvorani do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit. Sakaq, ai ka shtuar se presidenti është i lirë si çdo institucion tjetër t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Është shortuar për të qenë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë funksionet në këtë post, deri në përfundim të mandatit. Jemi Republikë Parlamentare, dhe për këtë arsye Parlamenti ndërhyri për të zhbllokuar këtë situatë konfliktuale mes institucioneve.

Presidenti është i lirë si çdo institucion tjetër që ka pretendime të kësaj natyre t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk ka nevojë për retorikë politike”, u shpreh Ulsi Manja.

Dje, Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme, për të bërë publike fakte të reja për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndaj të cilit ka depozituar një kallëzim penal, duke e akuzuar për aktivitet kriminal.

Meta tha se menjëherë do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj Dvoranit, dhe theksoi se atij duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale. Po kështu, kreu i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se qeveria po tenton që të bëjë grusht shteti. Ndërsa theksoi se po tentohet kontrolli mafioz, për të pasur në dorë Gjykatën Kushtetuese.r

Të fundit

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Lajme të tjera

Web TV