Frika e madhe e luftës, Zvicra e tmerruar “hap” bunkerët: Përgatitje për “katastrofë bërthamore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Zvicër është ringjallur interesi për bunkerët, të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

Këto vendstrehime prej betoni janë të mirë mbajtur dhe me hapësirë të bollshme për t’i mbrojtur të gjithë. Që prej viteve 1960, çdo komune zvicerane i është dashur të ndërtojë bunkerë bërthamorë për banorët e saj. Objekte të tilla kanë qenë të detyrueshme për të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e banimit me një madhësi të caktuara, të ngritura që prej atëherë.

“Ka pasur një vullnet të fortë në nivel kombëtar për ngritjen e strukturave të cilat të mbrojnë popullatën në kohë lufte. Ideja ishte që të jenë aty, me qëllimin që të përdoren atëherë kur do të përballeshim me një situatë luftës. Mendoj se sot, ky sistem mbrojtjeje merr kuptim të ri, madje e mori që me ngjarjet e Fukushimës.

Ka centrale bërthamore në Zvicër e në pjesë të tjera të Europës, kështu që ai për çdo rast mbetet i dobishëm”, thotë Marie-Claude Noth-Ecoeur, kryetare e shërbimit të sigurisë, Valais.

“Është llogaritur që çdo banor duhet të ketë vendin e tij të mbrojtur. Për këtë arsye, poshtë çdo ndërtese ka vendstrehime private, e ka edhe të tjera publike që çdo lagje, me qëllimin që të mbrohet popullsia lokale”, thotë Nicola Squillaci, kreu i mbrojtjes civile- Gjenevë.

Mes kërcënimeve të Vladimir Putinit se mund të përdorë armët atomike dhe faktit që i vuri në gjendje gatishmërie forcat e tij nukleare, bota u vu në alarm, e frika se mund të preket edhe ajo nga lufta, preku dhe Zvicrën neutrale, e cila po përgatitet për më të keqen.

Të fundit

Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet...

Spiropali takime në Tiranë/ O me Shqipërinë në Europë, o me të shkuarën dhe në gropë

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali vijon intensivisht takimet në qark, duke bashkëbiseduar me qytetarë, sipërmarrës dhe gra e vajza për projektin e...

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin masiv të baterive të vogla...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV