Rama publikon foto nga punimet në Qendrën e Kontrollit Teknik numër 2 në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik të automjeteve. Rama shkruan se pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit të “kolaudimit” që sipas tij thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve, nuk duhet bërë hap pas.

Kryeministri thekson se po punohet për një përmirësim rrënjësor, për rritjen e sigurisë në proceset teknik.

Postimi i Edi Rama:

Vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve, pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, i cili thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht
Kjo është Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV