Rikthimi i Champions League, faza i të 16-ave fillon me supersfida

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadrat më të mira të vendosur përballë njëra-tjetrës, për titullin e Ligës së Kampionëve ose njohur botërisht si Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme në raundin e 1/16-ave.

Dy super ndeshje do të startojnë këtë fazë mbrëmjen e sotme ku kryesuesit e Premier Ligës, Liverpool do të ndeshet me skuadrën e Atletico Madrid, në një sfidë që pritet të jetë e mbushur plot aksion.

“Reds” të trajnerit Jurgen Klopp do të tentojnë fitoren e radhës pas dominimit total të kampionatit më të madh të futbollit anglez. Ndërsa klubi spanjoll vjen plot energji pas finales së Superkupës së Spanjës dhe asaj të Kupës së Mbretit, ndonëse në të dyja arriti të merrte vendin e dytë.

Trajneri i Liverpool në këtë sfidë, cilësuar si finalja e parakohshme, i ka besuar gjithçka treshes Firmino-Slaha-Mane.

Ndërsa Diego Simone, kreu i skuadrës së Atletico Madrid do ketë disa mungesa në takimin e parë të kësaj faze të Championsit, pasi Herrera, Joao Felix dhe Tripper janë të dëmtuar. Kjo është hera e parë që Simone përballet me një trajner si Jurgen Klopp dhe kjo në njëfarë mënyre është edhe një sfidë për vet atë.

Ndonëse Liverpool duket si favorit i kësaj përballjeje, surprizat janë një nga detajet më të veçanta të Championsit.

Takimi tjetër që do të luhet po në orën 21:00 mbrëmjen e sotme është ai midis Dortmundit që renditet i 3-i në kampionatin e futbollit gjerman dhe Paris Saint-German që ka sunduar sezonin 2019-2020 në Ligue1.

Gjermanët vijnë në këtë sfidë me emra dhe talente të reja siç është Haland, por edhe huazimi tjetër Emre Can që pavarësisht se te Juventus nuk mundi të jepte gjithçka kishte, te të verdhët e Bundesligës ka bërë një prezantim shumë të mirë.

Lexo edhe :  Mali i Zi/ Dyqanet pa konusmatorë prej çmimeve të larta

Kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për djemtë e Lucien Favre, të cilët vihen përballë kryesuesve të padiskutueshëm të Francës. PSG-ja e trajnerit Thomas Tuchel, me në krye Mbappen dhe Icardin, pasi për Neymar nuk dihet nëse do jetë në gjendje të luajë pas dëmtimit të marrë së fundmi, duket e paprekshme. Një natë me dy supersfida dhe plot emocion pritet të jetë startimi i fazës së 1/16-ave të Champions League./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Zjarri në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë/Policia: Shkak një shkëndijë elektrike

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se nga flakët janë shënuar...

Tentoi të hynte në Shtëpinë e Bardhë përmes gardhit, arrestohet

Një person i paidentifikuar  u arrestua nga Shërbimi Sekret të hënën, pasi u përpoq të ngjitej nga gardhi përgjatë territorit jugor të Shtëpisë së...

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit. Uniformat blu bëjnë me...

Euro në rënie, “ngrin” paundi britanik/ Kursi i këmbimit, 6 shkurt 2025

Sot, më datë 6 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.3 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.4 lekë...

Shteti Bektashi, Rama: Do jetë tek territori ku është Kryegjyshata, i ka apo jo 150 veta

Kryeministri Edi Rama tha sot se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjell asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti...

Lajme të tjera

Web TV