Elisa Spiropali: Luftën me kanabisin e kemi fituar, do të legalizojmë mjekësorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përpara delegatëve socialistë në Kongresin e PS, deklaroi se Shqipëria e ka fituar luftën me kanabisin.

Sipas ministres, vendi ynë nuk është më në hartën e vendeve problematike. Për rrjedhojë, vazhdoi Spiropali, qeveria do të nisë punën për legalizimin e kanabisit, pasi 61% e qytetarëve shqiptarë u shprehën pro.

“Luftën me bimët narkotike e kemi fituar. Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kontrollohu kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni”, tha Spiropali.

Më tej ministrja u ndal edhe tek “Ballkani i Hapur”, nismë të cilën e konsideron në interes të Shqipërisë.

“Nisma e Ballkanit të Hapur është në interes thelbësor të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në rajon. I jep më shumë frymëmarrje lëvizjes së mallrave. Qarkullimi i mallrave në këtë treg ëhstë fragmentarizuar”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV