Thellohet skandali, Bartomeu ka dhënë 1 mln euro për të sulmuar lojtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është komplikuar çështja e bërë publike nga “Cadena SER” në lidhje me skuadrën e Barcelnës dhe pagesat e presidentit Josep Maria Bartomeu për të sulmuar kundërshtarët e tij përfshirë këtu edhe yjet e vet skuadrës, si Lionel Messin apo Piquen.

Së fundmi media spanjolle ka raportuar se për të sulmuar Messin dhe djemtë e tjerë të skuadrës, Bartomeu i ka dhënë “I3 Ventures” plot 1 milionë euro.

Pas përgënjeshtrimeve nga ana e klubit spanjoll që hodhi poshtë pretendimet se Presidenti ishte lidhur me këtë shoqëri për të ruajtur reputacionin e tij dhe për të groposur atë të rivalëve dhe disa lojtarëve radio është kthyer sërish zbulimeve.

“Cadena SER” publikoi një dosje me 36 faqe në të cilën konfirmohet se “I3 Ventures” ka në zotërim disa llogari në rrjetet sociale ku transmeton mesazhe negative për disa prej të federuave të Barcelonës, ku përfshihet edhe Messi bashkë me bashkëshorten e tij Antonela, Pique, Xavi apo Guardiola.

Media spanjolle mbi të gjitha njofton edhe se do të publikojë edhe provat që këto para janë hedhur nga llogari jo zyrtare të klubit katalan. Ndërkohë, presidenti i Barçës ka takuar lojtarët dhe ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke iu thënë se ata janë pasuria e klubit dhe kurrë nuk ka pasur ndërmend t’i zhvlerësojë./Fjala.al/

Të fundit

Historia e Amirit që tronditi botën/ Familja ende po kërkon trupin e tij

Familja e një djali 10-vjeçar i cili u vra ndërsa përpiqej të merrte ndihmë nga Fondacioni Humanitar i Gazës...

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy viktima brenda një jave

Një tjetër vdekje – në zonën e Harlemit – nga shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve u konfirmua nga Autoritetet e Nju Jorkut, ndërsa në...

Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas...

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë e më të forta ushtarake...

Mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës u përmbytën

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të Vlorës të përmbyten. Probleme janë regjistruar...

Lajme të tjera

Web TV