Vrau bashkëjetuesen e djalit dhe më pas u vetëvra, përcillen sot për në banesën e fundit vjehrri dhe nusja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Roskovecin dhe mbarë opinionin publik, ku një 61-vjeçar masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, viktimat e krimit të dyfishtë do të përcillen për në banesën e fundit.

Xhavair Hoxha, do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e tij Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja Merushe Hazizi do të prehët në varrezat pranë familjes së saj. 30-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha. Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret në pemë në tokën e tij.

Detajet tragjike nga krimi makabër i bëri të ditura bashkëshortja e autorit, e cila teksa lante pellgun me gjak në korridorin e banesës, tregoi edhe sherret mes vjehrrit dhe nuses. Ajo tha se ata të dy ziheshin për faktin se kujt i takonte banesa. Pas shumë sherreve dhe debateve, duket se dje konflikti është përshkallëzuar akoma më shumë, duke bërë që vjehrri të merrte thikën dhe të masakronte nusen e djalit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Pas krimit, ai doli nga banesa pa i thënë gjë njeriu dhe iku me vrap në arë, ndërsa atje kreu dhe aktin e rëndë të vetëvrasjes.

Të fundit

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Lajme të tjera

Web TV