Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit në 321 lekë/litër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i transparencës për çmimet e shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit.

Në mbledhjen e zhvilluar për këtë javë bordi vendosi që çmimi i vajit të lulediellit për tregtimin me shumicë do të vazhdojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet në supermarkete 321 lekë për litër.

Shitja e vajit të lulediellit në këto nivele ka mbetur i pandryshuar për 2 javë rresht. Në mbledhjen e zhvilluar më 29 mars  bordi i transparencës përcaktoi që çmimi të ishte 299 lekë nga kompanitë e shumicës dhe 305 lekë për litër nga tregtarët e pakicës.

Me marzhin e pandryshuar të fitimit për grosistët 2 lekë dhe 4 lekë për supermarketet dhe me shtrenjtimin e çmimit të vajit ushqimor në tregjet e huaja nga 360 deri 430 lekë duke përfshirë koston e TVSH-së, aktorë të tregut pohojnë se janë dëmtuar disa operatorë, ndërsa të tjerë do të dëmtohen nga situatat e ardhshme.

 

 

“Pozicionet e operatorëve në treg do të ndërrohen. Mund të fitojnë ata që po humbasin sot dhe do të humbasin ata që aktualisht po fitojnë, pasi do të blejnë vajin e lulediellit me çmim më të shtrenjtë. Pra mesatarisht marzhi që është lënë në dispozicion nga bordi del i përgjysmuar”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e vajit të ambalazhuar në vend.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër.

Lexo edhe :  Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Importuesit nënvizuan se rritja e çmimeve të vajit edhe për shkak të bllokimit të furnizimeve nga Rusia dhe Ukraina që përbëjnë 80% të prodhimit botëror të farës të lulediellit. Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli.

Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël. Varësia e lartë nga importet ku luhatjet e çmimeve janë të shpeshta ka ndikuar për reflektimin e tyre me shpejtësi në tregun vendas.

Sipas të dhënave të doganave importet e vajit të lulediellit në 2021 u rritën 8% më shumë se 2020. Importet nga Rusia u rritën me 10% në 2021-n në krahasim me një vit më parë, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënie 7%./monitor/

Të fundit

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas....

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Lajme të tjera

Web TV