Donald Veshaj zbulon për herë të parë kur e fillon emisionin e ri dhe flet për ‘shkrirjen e borës’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Veshaj ka zgjedhur të rrijë larg intervistave por është më në qendër të vëmendjes seç mund të ketë qenë ndonjëherë gjatë këtyre viteve. Pasi bëri me dije se po përpiqet të rifitojë Borën, publiku ka ende shumë pikëpyetje rreth tij.

Dhe dashur-padashur, Donaldi iu përgjigj një nga pyetjeve më të shpeshta që lidhet me emisionin. Kur ishte në shtëpinë e famshme atij iu ofrua një emision Prime-time me të vëllain, Romeon, në Top Channel, që do mbante titullin “Më lër të flas”. Pas finales ata fshinë nga rrjetet sociale promon e emisionit teksa u tha se ka patur përplasje mes tyre dhe produksionit. Dy vëllezërit Veshaj nuk kanë bërë asnjë reagim këtë periudhë.

Mirëpo i zënë ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.

 

 

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.

Lexo edhe :  Zbulohet ku do të jetojë Parashqevi Simaku

Kështu ai ka konfirmuar se emisioni i tyre nuk është pezulluar dhe do vijë shumë shpejt në ekran. Sipas afterparty Donaldi dhe Romeo kanë qenë këto ditë në ‘Top Channel’, ku janë takuar me pronarët e gjithashtu kanë vëzhguar punimet e studios.

Dy ditë më parë aktori i humorit theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shkroi mes të tjerash ai.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim nga Bora.

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV