Rama në Azerbajxhan: Projekte për gazifikimin e Shqipërisë dhe eksplorimin dhe ndërtimin e një rafinerie të re gazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm një ditë më parë në një vizitë zyrtare në Zaerbajxhan, ka thënë se mes dy vendeve do të punohet për gazifikimin e Shqipërisë. Në një deklaratë në Azerbajxhan, Rama u shpreh se ekspertë turq e azerë do të eksplorojnë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re gazi natyror.

“Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje”, tha Rama.

Rama theksoi se vitin e ardhshëm, që kremtohet edhe 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin, do të fillojnë të bëhen hapa konkretë sa i përket bashkëpunimit për furnizimin me gaz të Shqipërisë dhe rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të vendit tonë.

“Vitin e ardhshëm ne kremtojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për sa i përket konfirmimit të këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për sa i përket hapjes së një kapitulli tjetër për 10 vjeçarin e ardhshëm. Ajo që dua të them në fund është që së shpejti në Tiranë do të kemi një hap të parë shumë të rëndësishëm për sa i përket këtij kapitulli të ri që ka të bëjë me një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e furnizimit me gaz të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe pastaj për rrjedhojë edhe të shtrirjes së rrjetit të furnizimit të brendshëm me gaz të Shqipërisë”, shtoi kryeministri.

Lexo edhe :  Kush do jenë ministrat e rinj? Rama takim informal, zbulohet takimi në jug

I pyetur nëse ka një afat se kur shqiptarët do të kenë akses në këto investime, Rama nuk dha një datë, por shtoi se investime të tilla nuk ndodhin sa hap e mbyll sytë.

“Investimet janë gjithnjë të lidhura me hapa të njëpasnjëshëm, me studime, me projekte, me financime kështu që nuk janë gjëra që ndodhin sa hap e mbyll sytë, por në këtë marrëdhënie ne i kemi vendosur bazat dhe një pengesë e madhe ka qenë pandemia, e cila ndërhyri në mes në mënyrë shumë agresive e në ndërkohë ndër shumë të këqijat e mëdha që ka sjellë lufta në Ukrainë, ka sjellë të mirën, nëse mund ta quajmë kështu, të përshpejtimit të këtij procesi”, tha ai.

Të fundit

Fshati zviceran u “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV