Legalizimet në Vlorë/ Ahmetaj: Nuk do lejojmë më investitorë të tillë të marrin leje ndërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlora është një qytet që vitet e fundit po merr zhvillim turistik të spikatur. Kjo gjë ka rritur interesin për pronat e paluajtshme dhe për rregullimin e gjendjes juridike të tyre. Në këtë pikë, një nga problemet e shfaqura ka qenë edhe ai i legalizimit të pallateve të braktisura ndër vite nga investitorët.
Drejtoria Rajonale e Kadastrës Vlorë, ka identifikuar rreth 280 pallate të tilla të ndërtuar në hapësirën kohore 2000-2020. Ligji 20/20 ja ka kaluar kompetencën e legalizimit të tyre Kadastrës Shqiptare dhe në këto dy vjet në Vlorë ka ecur procesi i legalizimit të tyre, duke ushtruar presion mbi investitorët. Por nga ana tjetër, në këtë numër përfshihen edhe një pjesë pallatesh ku investitorët i kanë braktisur tërësisht dhe nuk ka asnjë mundësi për ta vijuar procedurën përmes tyre.
Këtë të dielë në Vlorë u realizua përherë të parë procesi i legalizimit për disa pallate të kësaj kategorie. Bëhet fjalë për 5 pallate të tilla në lagjen Pavarësia, nga legalizimi i të cilave përfitojnë 210 familje dhe rreth 60 njësi shërbimi (dyqane).
Në këtë aktivitet qenë të pranishëm edhe zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe drejtori i Kadastrës Shqiptare Artan Lame. Gjatë takimit me banorët, ndër të tjera u ngrit sërisht shqetësimi se ndërtues të tillë të papërgjegjshëm në shumë raste vijojnë të aplikojnë për leje ndërtimi pranë bashkive.
Zv.kryeministri Ahmetaj premtoi publikisht se: “Ne e kemi diskutuar disa herë dhe së shpejti do ta formalizojmë si normë ligjore që ndërtuesit që kanë braktisur ndërtimet dhe nuk i kanë shërbyer në bazë të ligjit procesit të qytetarëve deri në fund, ata si emra dhe kompanitë e tyre do të ndalohen të marrin më leje ndërtimi nga bashkitë, pa përmbyllur më pare procedurat me banorët për objektet e ndërtuara”.
“Nuk mund të lejojmë që në një pallat të vetëm 100 veta të rrinë në këtë derexhe, për faj të një ndërtuesi të papërgjegjshëm, që vijon pastaj të marrë leje të tjera ndërtimi”- u shpreh Lame nga ana e tij.
Më tej, zv.kryeministri Ahmetaj, i cili mbulon funksionalisht edhe mbarëvajtjen e punës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës u shpeh: “Kemi filluar një punë shumë të mirë me Kadastrën për digitalizimin e gjithë dokumentacionit, të gjithë arkivave dhe paralel me ato së shpejti fillon edhe digitalizimi i hartave. Është hera e parë që po bëhet dhe është shtysë e fortë e Kryeministrit dhe unë e ndjek përditë si proces”.
Kujtojmë këtu se kjo nismë e Qeverisë, dixhitalizimi i Kadastrës, përmendej edhe në raportin e sapo publikuar të Departamentit amerikan të shtetit për Shqipërinë.

Lexo edhe :  “5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore

 

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV