Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. I pyetur për këtë çështje në një intervistë për kanalin televiziv ‘India Today’, Lavrov thotë se do të përdoren “Vetëm armët konvencionale”.

Në fillim të luftës, Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë dhe një numër figurash të qeverisë ruse kanë sinjalizuar se vendi do të ishte i gatshëm t’i përdorte ato në rrethana të caktuara, raporton BBC.

Lavrov thotë gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme nga ushtria ukrainase.

“Operacioni në lindje të Ukrainës synon, siç u njoftua që në fillim, të çlirojë plotësisht republikat të vetëshpallura, Donetsk dhe Luhansk. Dhe ky operacion do të vazhdojë. Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”, pohoi Lavrov.

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV