Hyn në kafe me pistoletë, klientët lajmërojnë policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka bërë me dije se ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje nga sinjalizimi i qytetarëve. Pas telefonatës së marrë në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Durrësit se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, policia ndërhyri duke arrestuar A. S. 38 vjeç, pasi i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg. Personi që e mbante armën është justifikuar se ka probleme me persona të tjerë dhe është i detyruar të mbajë armë për vetëmbrojtje por policia nuk i ka lënë hapësirë të justifikohet. Madje e kanë dërguar menjëherë si rast edhe në zyrën e shtypit për ta shpërndarë për medien për shkak të bashkëpunimit mes popullit dhe policisë.

 

 

Të fundit

“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025

Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera...

Eurostat: Shqipëria, vendi me dendësi më të ulët të hekurudhave në Evropë

E gjithë Europa i ka krijuar ndërtesa të hekurudhave si një mjet më efikas për transportin e pasagjerëve të mallrave dhe me një ndikim...

Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit

Kjo vit pritet të hapen aplikimet për licencën e operatorëve që bëjnë të lejohen të kultivojnë dhe të përpunojnë kanabisin në vend për qëllime...

Përplasje me tone të ashpra mes Shehajt dhe Lapajt: Po ti si i bëre 300 mln xhiro?

Debati mes kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe kreut të Shqipëria Bëhet Adritatik Lapaj është zhvendosur në studion e “Top Story”. Dy kandidatët në...

Lajme të tjera

Web TV