Ylli Manjani: Të krijohet fronti për shpëtimin e demokracisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkon që opozita shqiptare të bashkohet në një fron të vetëm për shpëtimin e demokracisë.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manjani sqaron se opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.

Më tej, ai shton se Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për demokraci, shtet jo politik dhe liri ekonomike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita,e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.

Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

Lexo edhe :  Pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa s’do të përplasen më dyerve të gjykatave

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.

Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës por rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV