Rama nuk do një president “vartës”, por as t’i krijojë konflikt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Agjenda politike e javëve në vijim është zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Si do i konsideroni konsultimet e deritanishme dhe përse PD ende nuk po “përcakton negociatorët”, nuk ka rëndësi për opozitën pozicioni i kreut të ri të shtetit, apo ka probleme të brendshme për të përcaktuar se cili grupim do përfaqësojë opozitën?

Javën e fundit ka filluar të ndizet debati publik për zgjedhjen e presidentit, kanë filluar të shfaqen mendime të ndryshme mbi karakteristikat që duhet të ketë figura e kreut të shtetit, çfarë duhet të përfaqësoj, por kanë filluar të lakohen edhe emra të ndryshëm e nga fusha të ndryshme. Nuk e di sa të ndikueshme do të jenë të gjitha këto opinione, diskutime, propozime tek ata që kanë të drejtën për të zgjedhur presidentin, tek deputetët. Sepse në fund ata vendosin. Debati faktikisht është nisur nga kreu i qeverisë, pra nga maxhoranca, e cila ka dhe gurin edhe arrën në këtë proçes. Është për tu parë në vazhdim nëse realisht do të ketë një dakortësi midis palëve, dhe me kë nga palët e opozitës nga pozita. A do lëshoj Edi Rama diçka opozitës? Dhe nëse do lëshoj diçka nga ato që ka në duar “gurin edhe arrën”, kë do i ofroj gurin që opozitarët të çajnë arrën e mazhorancës, si atyre fëmijëve që i ofrohet një kinder surpriza për ta hapur e për të parë çfarë lodre ka brenda apo do i lënë arrën opozitës e ta thyej Edi Rama. Unë mendoj që qeveria dhe një pjesë e opozitës kanë të gjitha mundësitë të zgjedhin një figurë të vyer për vendin. I kanë mundësitë ta zgjedhin që në raundin e parë apo të dytë. Do ishte e duhur nëse mazhoranca do të mbështeste një propozim nga opozita nëse kjo do të ketë një emër të propozuar.

PS u kërkoi deputetëve të saj që të shkruanin në zarf tre emra të kandidatëve të mundshëm. Nga ana tjetër po zhvillon edhe takime me “shoqërinë civile”, duke u kërkuar që emrat ti nisin në email. A është serioze kjo pjesë dhe sa i vërtetë është “konsultimi” nga kampi i mazhorancës?

Ne jemi koshient që mazhoranca e vendit është komode në këtë proçes, por aq sa komode ka dhe të gjithë përgjegjësin mbi vete. Në vazhdim ne do shohim sa i sinqertë është ky proçes, do shohim sa do ndikojnë të gjitha këto hapa për ti dhënë vendit një president që duhet. Unë mendoj nëse ky proçes është i vërtet atëherë do jetë dhe rezultativë. Pse sepse sa më shumë emra të propozuar, aq më shumë janë hapësirat për tu vendosur dikush që ka staturën e duhur. Vendi ynë ka figura të shkëlqyera, si nga kampi i majtë por dhe nga ai i djathtë. Por jo vetëm kaq mund të jetë një president pak më jashtë të dy kampeve.

Lexo edhe :  Funerali politik i Sali Berishës

Kryeministri Rama pak ditë më parë bëri një “identikit” sesi duhej të ishte presidenti i ri. A paralajmëron kjo që kreu i qeverisë do të zgjëdhë një individ të bindur në presidencë, apo mund të surprizojë me një përsonazh jo partiak, jashtë radhëve të politikës aktive?

Kryeministri Rama ka treguar që guxon, nuk e di kur themi dikë të bindur çfarë kemi parasysh, por presidenti i vendit duhet të jemi të qartë që nuk është pjesë e kabinetit qeveritar apo ministër që duhet të ruaj linjën e politikave të qeverisë. Presidenti është figura unifikuese e kombit, përbashkuese, përtej kampeve politike. Nuk besoj që Edi Rama ka nevojë për një vartës më shumë. Ajo që unë mendoj është që Edi Rama po kërkon që kreu i vendit mos të jetë konfliktual i panevojshëm. Është përfolur që preferon në gjinin femërore, ndoshta kjo sepse është edhe nga promovuesit e shumë zonjave në politik, kjo është e pamohueshme por e përsërisë që Rama po kërkon një president që të paktën nesër të mos ketë një vatër më shumë konflikti.

Duket se dy personat thuajse tërësisht të pa interesuar për kreun e ri të shtetit janë presidenti aktual Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. A do u interesonte politikisht si Metës dhe Berishës që Rama të zgjidhte presidentin nga radhët e tij për të pasur në duar një kartë opozitare më shumë se: Rama ka kapur të gjithë institucionet”?

Të dy personazhet politike si presidenti aktual z.Ilir Meta po ashtu dhe z. Sali Berisha i shoh të interesuar vetëm në një aspekt, të dy nuk do e dëshironin një bashkëpunim të mazhorancës me pjesën e grupit të deputetëve që udhëhiqen nga z.Alibeaj. Dhe aq më keq nëse do ishte një dakortësi e Ramës për një mbështetje të ndonjë personi të propozuar nga grupi i z.Alibeaj nëse mund ta quajmë kështu. Kjo do të ishte e papranueshme për të dy. E them këtë sepse të dy kanë lënë të kuptohet që do të zhvillojnë opozitë në një front të përbashkët. E rëndësishme do të ishte që vendi të kishte ashtu siç edhe premton kryeministri një president të duhur. Pavarsisht kundërshtive që mund të ketë z.Meta apo z.Berisha i cili ka një luftë të papërfunduar brenda shtëpisë së tijë, jo asaj të lirisë që krijoi në fushatën e 6 marsit por brenda PD, ku kërkon ta drejtojë.

Të fundit

FOTO/ Bebe Rexha pothuajse nuk njihet pa grim rrugëve të Beverly Hills

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila ka arritur të kryesojë top-listat ndërkombëtare, dukej pothuajse e panjohur gjatë një...

Banka Botërore miraton huanë 120 mln USD për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë!

Shqipëria duhet të përgatitet për anëtarësimin në BE, dhe zhvillimi ekonomik, menaxhimi fiskal dhe rritja e të ardhurave duhet të jenë të qëndrueshme dhe të...

Aeroplanmbajtësja ‘përbindësh’ e SHBA, Harry S. Truman përplaset në Detin Mesdhe

Aeroplanmbajtësja USS Harry S. Truman u përplas me një anije të madhe tregtare të mërkurën mbrëma në afërsi të Port Said, Egjipt, në Detin...

Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën

Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Ndërsa në Kuvend shahen e zihen, jashtë situata duket ndryshe. Pas përfundimit të seancës së kësaj...

Kodi, Kuvendi shtyn votimin/ Deputetët luajnë luftash, pezullohet Flamur Noka

Emigrantët duhet të presin edhe katër ditë për ndryshimet që u lehtësojnë procesin e votimit më 11 maj. Parlamenti shtyu për të hënën diskutimet dhe...

Lajme të tjera

Web TV