Arbëreshët vijnë nga Kalabria, zhvillojnë “koncert” në Krujë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 555 vjetorit të Çlirimit të Krujës, qyteti legjendar i Skënderbeut është vizituar ditën e djeshme nga arbëreshët e ardhur nga Calabria e Italisë.

Të mahnitur nga bukuritë e qytetit të Krujës, fillimisht Arbëreshët janë ndaluar tek monumenti monumenti i heroit tonë Kombëtar Skënderbeu në qendrën e qytetit të Krujës. Më pas grupi i Arbëreshëve ka përshkuar rrugën nga sheshi i qytetit në pazarin e vjetër karakteristik të “derexhikut” deri në muzën e qytetit.

Përgjatë këtij udhëtimi grupi i arbëreshëve ka kënduar këngë të ndryshme arbëreshe dhe tradicionale shqipe. Të mahnitur nga performanca Arbëreshe, qytetarët krutanë janë bashkuar himnit të këngëve arbëreshe.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar është zhvilluar dhe ceremonia e përshëndetjeve nga autoritetet e pranishme.

Në ceremoni kanë përshëndetur Presidenti i Vatra në Stamboll Bora Zukali, Drejtues të komunave San Benedetto dhe Casalvechios, si dhe trashëgimtari i Heroit Skënderbe Loris Castriota, të cilët kryen homazhe dhe më pas vizituan kështjellën e Krujës.

Gjithashtu është inaguruar dhe sheshi me ermin “Tanush Topia” komandanti i kalasë së Krujës.

Të fundit

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, nën 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në...

Pas eleminimit nga BBVA, G Bani merr vendimin drastik dhe të papritur

Në një moment tensioni, Bani goditi me shpullë Gjestin në fytyrë, situatë që solli dhe përjashtimin e tij. Mirëpo tashmë që Bani është jashtë shtëpisë,...

Berisha takon drejtuesit e Forza Italia, fokus te bashkëpunimi dhe zhvillimet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar sot në Itali me kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, presidentin e Senatorëve,...

Bledi Shkëmbi flet pas derbit: “Ky barazim djeg si humbje, duhet të bënim tre gola”

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli pas barazimit 1-1 që skudra e tij regjistroi në “Arenën e Demave” ndaj Partizanit. Tekniku korçar ndër të...

Kosovë/ Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet të nisë numërimi

Janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën për zgjedhjet parlamentare. Ato u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa u votua në...

Lajme të tjera

Web TV