Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Kulturore Ndërkombëtare ku tha se të gjithë turistët e huaj janë të mirëpritur për të ardhur në Shqipëri, përfshi edhe ata rus. Kreu i qeverisë u ndal edhe në aktualitetin politik, ku duket se me qëndrimin e tij ka “fshirë” të gjithë emrat që janë përfolur si kandidatë për president.
Në prag të sezonit turistik, Kryemistri Edi Rama tha se të gjithë turistët rusë mund të vijnë në Shqipërëi pë turizëm. Sipas tij, turistët nuk duhet të kufizohen për të vizituar Shqipërinë pavarësisht nga ajo çfarë po ndodh në Ukrainë. Këtë deklaratë kryeministri Edi Rama e bëri gjatë Konferencës Kulturore Ndërkombëtare, e cila nisi dje me Francën. Teksa jemi pak para sezonit uristik, kryeministri Rama ka garantuar se ky sezon i këtij viti do të jetë më i miri. Ai tha se prej kohësh është punuar për pastërtinë në bregdetin shqiptar dhe prenotimet për këtë vit janëe domethënëse. Ai preku e pjesën e teatrit duke u shprehur se do të ndërtohet ashtu siç është zotuar por ka vonesë për shkak të rritjes së çmimeve. “Nuk ka ndryshim në projektin e teatrit. Ka vështirësi në kalimin e projektit nga letra në zbatim për shkak të rritjes së çmimeve. Do të ndërtohet ashtu siç jemi zotuar”, tha shefi i Qeverisë Edi Rama.
Sezoni turistik, anagazhohen qytetarët
Kryeministri Edi Rama tha se ky sezon turistik do të jetë ndryshe në çdo aspekt. “Të jemi realistë në këtë proces duhet edhe kohë për të ndërtuar siç duhet tradita të caktuara. Jam besim plotë se ky sezon që do të nisë do të jetë më i mirë nga të gjitha aspektet. Kemi punuar prej 1 viti për pastërtinë, me nje skem të re për të gjithë zonën bregdetare. Ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm”, tha Rama duke u fokusuar tek pastrimi i qyteteve. Ai angazhoji çdo shqiptar që të ruaj imazhin e vendit të vet. “Duhet edhe vizitori, shqiptari, të jetë në lartësinë e kësaj nevoje të madhe për të mos u turpëruar në sytë e botës. Sezoni do të ketë kalendarin e tij kulturor, risi të tjera që do të lidhen me mundësinë që ofron dixhitalizimi”, tha ai. Kryeministri u ndal edhe tek aeroporti “Nënë Tereza”., që sipas tij ka çmime shumë të mira të fluturimeve. “Aeroporti Nënë Tereza ka rritjen më të lartë të turistëve ne Europë për shjkak të uljes së çmimeve. Jemi 23% +. Prenotimet janë shumë domethënëse. Është edhe rritja e investimeve në Turizëm”, tha Rama.
Shqipëra mirëpret botën
Kryeministri Edi Rama në kuadër të javës kulturore ndërkombëtare tha se më këtë nismë të re synohet larmishmëria e kulturave të ndryshme. Gjithashtu Rama u shpreh se javët kulturore synohet të bëhen traditë në Itali dhe Francë. “Nisma e re e qeverisë “Shqipëria mirëpret botën”, në bashkëpunim me vende të tjera mike kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore ndërkombëtare. Ne synojmë të jemi traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura të ndryshme, forma dhe shprehje nga më të larmishmet. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Ky angazhim i përbashkët i bën më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitete artistike, por edhe aktivitete që janë më popullore, në rrugë ose edhe drejtpërdrejt me kulturën e gatimit të vendeve të tjera”, tha ai, duke shtuar: ”Këtu nuk është fjala për të promovuar ndonjë armik por për të ushqyer veten , shoqërinë tonë. Financimi i vënë në dispozicion është tejet modest në krahasim me çfarë duhet të ishte. Financimi i vënë në dispozicion është tejet modest në krahasim me çfarë duhet të ishte”.
Ngritja e teatrit të ri
Rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit për shkak të tërmetit, pandemisë dhe luftës në Ukrainë kanë çuar në vonesa për fillimin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Këtë përgjigje u dha kryeministri Edi Rama gazetarëve në nisjen e ciklit të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. Sipas tij, këta faktorë të jashtëm kanë ndikuar në industrinë e ndërtimit. “Për fat të keq u bënë 3 vite që bëjmë plane dhe kemi projekte për të realizuar e ndërkohë vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh. Fatkeqësisht pasi tërmeti, pandemia e lufta në Ukrainë, kanë goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe të rritjes së çmimeve të ndërtimit në veçanti. Jemi duke diskutuar për shkak të këtij fakti që ka pasur një ndikim jo të vogël në industrinë e ndërtimit”, tha Rama. Kryeministri theksoi megjithatë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç është projektuar, duke shtuar se jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e përcaktuara, kur në mes futen faktorë të tjerë. “Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket projektit për Teatrin, por e gjitha lidhet me këtë moment të vështirë për kalimin e projektit nga letra, por gjithçka lidhet me kostot. Është e kotë që me këto çmime t’i kërkosh kompanive të marrin pjesë në gara të tilla. Po merremi me këtë çështje dhe do e gjejmë një zgjidhe, teatri do ndërtohet siç është projektuar. Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e caktuar kur në mes futen ngjarje as mund të parashikohen as mund të evitohen”, tha ai.
Rama përgënjeshtron zërat: Bizhga nuk është kandidate për Presidente
Kryeministri Rama i cilësoi si një vorbull thashethemesh fjalët se shefja e kabinetit të tij, Vali Bizhga, mund të jetë emri që socialistët do të propozojnë për postin e Presidentit. Në një konferencën me fokus kulturën, Rama nuk preferoi të jepte komente të tjera për procesin e negociatave që kanë nisur për emrin e kreut të ri të shtetit. “Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet, do të ishte një javë ku Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese, por do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë. Nuk do të doja të shfokusoheshim dhe e kam thënë, që ky procesi i zgjedhjes së presidentit stimulon maksimalisht thashethemet dhe përzihen në vorbullën e thashethemeve gjithfarë emrash e njerëzish pa dëshirën e tyre, si edhe rasti në fjalë që ju më bëtë pyetjen. Kështu që përgjigjja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete se nuk ka asnjë të vërtetë në të”, tha kryeministri Edi Rama.