Rakacolli: Në Shqipëri asnjë humbje jete si pasojë e vaksinave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak se 50 raste me COVID në ditë apo edhe heqja e të gjithë masave që ishin deri më tani në fuqi, ka bashkuar të gjithë ekspertët për të dalë njëzëri që pavarësisht këtyre treguesve, pandemia nuk ka përfunduar.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli është shprehur se në Shqipëri muajve të fundit ka dominuar Omicron, pa përjashtuar edhe variantin Delta. Ajo është ndalur dhe ka sqaruar se kur duhet të bëhet edhe doza e katërt e vaksinës. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Rakacoli tha se doza e katërt duhet të bëhet pas mbi 4 muajsh.

“Pandemia nuk ka mbaruar, pandemia vazhdon, në Shqipëri mbizotëron varianti Omicron 1, ka dhe 2, ka pasur dhe raste me Delta, një % e vogël, pandemia vazhdon. Doza e katërt pas mbi 4 muajsh pasi ka bërë dozën e tretë”, tha Rakacolli.

Ajo shtoi se një kombinim i vaksinave mund të ketë më tepër efekt.

” Nëse ke bërë Astraneca mund të bësh Pfizer si dozë të tretë apo të katër, ka një lloj udhëzimi që vaksinat mund të përdoren të ndryshme, dhe kjo të mbron”, shtoi Rakacolli, duke theksuar se në vendin tonë nuk ka pasur efekte të rënda, koplikacione apo humbje jete nga vaksinat.

Që pandemia nuk ka mbaruar, është i mendimit edhe epidemiologu, Ilir Alimehmeti. Ai thotë se COVID-i ka kaluar fazën akute të saj ndërkohë që bëri me dije se ky virus në një të ardhme, jo shumë të afërt, por as shumë të largët, që COVID-i do të kthehet një virus që do të prek më shumë fëmijët.

Lexo edhe :  Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

“Përfundoi faza akute e pandemisë, ky është një virus që do jetoj, se bën mutacione të vazhdueshme, këtë do bëj, dikur në të ardhmen, do të spostohet më shumë të moshat pediatrike. Kemi një situatë të qetë, që masat u hoqën të gjitha. Kur qëndron në karantinë shumë gjatë, thjesht do e shtysh fundit, Omicron ishte i paparashikueshëm, kapi çdo xhep, kapi njerëz që ishin infektuar më parë, që ishin vaksinuar më parë. Elementi tjetër është terreni i imunitetit në popullatë, që nuk ishte ai i vitit të kaluar, kombinimi i tyre bën që të kemi këtë situatë në Europë”, tha Alimehmeti.

Të fundit

BE “hakmerret”ndaj Orbanit, i bllokon 1 miliard euro fonde

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të...

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë virale në rrjetet sociale, falë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Lajme të tjera

Web TV