Çfarë bëri orët e fundit përpara se të “vetëvritej” Marilyn Monroe?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët kanë rindërtuar orët e fundit të jetës së Marilyn Monroe mbi bazën e disa regjistrimeve të cilat nuk ishin bërë të njohura më parë, duke ringjallur sërish teoritë e vjetra të konspiracionit lidhur me vetëvrasjen e saj. Një dokumentar i ri, i quajtur “The mystery of Marilyn Monroe, unheard tapes”, risjell vdekjen e aktores legjendare, por edhe marrëdhënien e saj me familjen Kennedy.

Aty, dëgjohen regjistrime audio që nuk ishin ndarë asnjëherë më parë me publikun e gjerë. Monroe ndërroi jetë gushtin e vitit 1962 dhe vdekja e saj u klasifikua si “ndoshta vetëvrasje”, ndërsa misteri vazhdon edhe në ditët tona. Aktorja pati një lidhje dashurie si me John Kennedy-n, ashtu dhe me vëllain e tij, Robert. Në ditët përpara vdekjes së saj, disa burime kanë zbuluar faktin se Marylin u kishte thënë personave të besuar se “ishte shtatzënë me njërin prej vëllezërve Kennedy, por se po e detyronin që ta hiqtë qafe fëmijën”.

Në atë periudhë, ajo duket se kishte dashur ta “mbërthente në një cep” Bobby Kennedyn dhe u kishte pohuar miqve se do të martohej me të. Ndërkohë, edhe gazetarit Sidney Skolsky i kishte pohuar se kishte fjetur shumë herë edhe me John-in. Edhe pse Robert Kennedy pretendonte se nuk i ishte afruar shtëpisë së Marylun në ditën kur ajo vdiq, dëshmitarë në vendngjarje thonë se e kanë parë në pronën e saj pikërisht përpara se ato të shuhej.

Rikujtojmë, se një portret i aktores Marilyn Monroe i pikturuar nga ikona e artit, Andy Warhol, do të dalë në ankand në maj me një vlerë prej 200 milionë dollarësh, e cila do të vendosë një rekord. Vepra, “Shot Sage Blue Marilyn”, është piktura më e shtrenjtë e shekullit të 20-të e shitur ndonjëherë në ankand.

Lexo edhe :  Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Sjellim në vëmendje gjithashtu se para disa kohëve një apartament luksoz dykatësh, i cili ndodhet brenda Kullave Granville në West Hollywood dhe që dyshohet se i përkiste bukuroshes Marilyn Monroe, doli në treg me një vlerë prej 2.49 milionë dollarësh. Mendohet gjithashtu se legjenda dhe ikona e ekranit u zhvendos në këtë super apartament diku nga vjeshta e vitit 1954 përpara se ajo të zhvendosej në qytetin e New York-ut në 1955. /TAR/

Të fundit

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV